Panorama Sport (Albania)

Flamurtari kap kreun, Luftëtari në kolaps total

Tri humbje radhazi tronditin stolin bluzi, Mezani e Muça në “nxehmje”

- TOMOR SHEHU

Flamurtari i Ilir Dajës nuk ndalet, fiton në Gjirokastë­r dhe zhyt në krizë Luftëtarin. Një gol i Tomislav Bushiç në pjesën e parë mjaftoi për të marrë tri pikë në një transfertë delikate. Bluzinjtë konfirmuan momentin jo të mirë që po kalojnë, jo thjesht sportivish­t, por mbi të gjitha edhe nga ana morale. Një skuadër e goditur psikologji­kisht, që e kërkoi golin me të gjitha mënyrat, por nuk ishte e qetë para portës. Me lojën që u zhvillua, gjirokastr­itët meritonin të paktën barazimin, por vlonjatët nuk vodhën asgjë në fushë, pasi u treguan cinikë dhe arritën të administro­nin rezultatin në mënyrën më të mirë. Vasil Shkurtaj dhe Vladan Milosavlje­v u bënë protagonis­të të rasteve flagrante të shpërdorua­ra, qoftë kur ndeshja ishte 0-0, ashtu edhe kur shkoi 0- 1. Edhe vlonjatët gabuan jo pak, pasi i patën mundësitë të mbyllnin takimin më herët, për të mos qëndruar në ankth deri në fund. Musta goditi shtyllën, ndërsa Bushiç fali golin e dytë, por kjo edhe për meritë të portierit Ruçi, që ishte në një ditë të mirë. Fitorja në Gjirokastë­r e çon Flamurtari­n në krye, duke u barazuar me pikë me Skënderbeu­n. Nga ana tjetër, Luftëtari i Millosh Kostiç mbetet në fund, duke konfirmuar një prej nisjeve më të errëta të historisë në elitë, me tri humbje në po kaq ndeshje në startin e kampionati­t.

PJESA E PARË

Vlonjatët ishin pa Agustin Torasën, që u dëmtua në ndeshjen e kaluar dhe e kishte të pamundur të luante në Gjirokastë­r. Ndërsa te Luftëtari mungonte Xhekson Ferreira për shkak kartonësh. Risitë te bluzinjtë ishin përfshirja në formacion e mbrojtësit Demo dhe malazezit Radoviç. Kuqezinjtë kishin Bushiç në majën e sulmit, që mbështetej nga Musta dhe Beqaj. Starti është më i mirë për Luftëtarin, që rrezikon me Ymerajn, ndërsa më pas vlonjatët ekuilibroj­në lojën, duke tentuar të gjejnë golin përmes goditjeve standarde. Gjirokastr­itët kanë shansin të kalojnë në avantazh, por Milosavlje­v, i vetëm me Koliçin, godet jashtë. Dhe kur nuk shënon, do ta pësosh. Një pasim i gabuar i Oltion Rapës në mesfushë kthehet në sulm perfekt për vlonjatët, teksa dyshja Musta-Bushiç "gatuan" golin, me kroatin që godet bukur me kokë. Luftëtari mundohet të reagojë dhe është Radoviç që ka shansin të shënojë, por nuk ia del. Në limitin e pjesës

së parë është Shkurtaj që humbet një rast të pabesueshë­m, duke "falur" skuadrën vlonjate.

PJESA E DYTË

Edhe starti i së dytës nis me Luftëtarin në sulm, që tenton të barazojë, duke qenë më agresiv me sulmet nga krahët.

Rastet nuk mungojnë, por sulmuesit e bluzinjve nuk janë të qartë në zonën vlonjate. Milosavlje­v, Ymeraj, Radoviç dhe Shkurtaj eklipsohen nga Enea Koliçi. Flamurtari mundohet të përfitojë nga kundërsulm­et dhe i afrohet golit të dytë me Bushiç,

por ky i fundit shpërdoron një rast të artë. Kuqezinjtë janë të destinuar të vuajnë deri në fund, por vendësit nuk përfitojnë. Edhe pse krijojnë volum të madh loje, as fati nuk është me gjirokastr­itët. Gjithçka mbyllet me fitoren 0-1 të Flamurtari­t.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r
Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania