Panorama Sport (Albania)

Bajerni, triumf me marsh të tretë edhe në Shtutgart

Goli i Goretckës hap festën, Myler dhe Levandovsk­i mbyllin llogaritë në pjesën e dytë

-

Bajerni i Mynihut arriti të fitojë në ndeshjen e dytë të kampionati­t. Skuadra e Niko Kovaçit dominoi takimin që foli vetëm për kampionët. Shtutgarti nuk arriti të dilte asnjëherë në lojën e tij, duke u shfaqur shumë i pafuqishëm. Në fund, Bajerni siguron tri pikët e radhës që u jep atyre vendin e parë në renditje.

PJESA E PARË - Bajerni nis mirë takimin dhe menjëherë kërkon të sulmojë dhe arrin të shfaqet i rrezikshëm në minutat e para ku Levandovsk­i dhe Myler mundohen të shfrytëzoj­në pasimet e nga krahët e Roben dhe Riberisë. Shtutgarti mundohet të rrezikojë por dyshja e mbrojtjes, Humel-Boateng, është shumë e vëmendshme. Goli për bavarezët do të vijë në minutën e 37- të ku Leon Goretcka shënon me një gjuajtje spektakola­re në hyrje të zonës. 01 dhe kampionët shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazhin minimal.

PJESA E DYTË - 45 minutat e dyta nisin sërish vrullshëm për skuadrën bavareze që kërkon të shënojë golin e qetësisë. Myler dhe Riberi japin spektakël, që të ndihmuar edhe nga holandezi Roben, janë të papërmbajt­shëm. Goli i dytë nuk vonon dhe në minutën e 62të Tomas Myler lëshon një predhë në afërsi të zonës, duke mposhtur portierin vendës që nuk ka asnjë mundësi për të ndalur sferën që pushon në rrjetë. Bajerni tani është padroni i fushës në "Mercedes Arena" dhe lojtarët kërkojnë të shënojnë sërish. Në të 77-ën trajneri Niko Kovaç bën dy zëvendësim­e, duke futur në lojë Hames Rodrigez. Kolumbiani i jep një impuls tjetër lojës së skuadrës kampione. Ndërkohë, Gnabri që zëvendësoi Riberinë nuk u fut në lojë siç duhet dhe pse tentoi të bënte diçka në krahun e majtë të sulmit. Goli i tretë nuk vonon dhe në të 76- ën Robert Levandovsk­i

shënon golin e dytë personal në dy javë të luajtura në Bundesligë. Polaku pas një kombinimi me Myler gjen cepin e portës së mbrojtur nga portieri Ziler që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë. Pjesa e mbetur e

lojës nuk sjell asnjë zhvillim tjetër. Bajerni fiton ndeshjen me rezultatin e pastër 0- 3, duke treguar edhe njëherë formën e mirë që po kalon në këtë fillim të sezonit të ri. Skuadra e Niko Kovaç po funksionon në mënyrën më të mirë, duke u dhënë një sinjal

të fortë kundërshta­rëve të tjerë në kampionati­n gjerman. Tani skuadra do të jetë pushim pas ndërprerje­s të kampionati­t për impenjimet e skuadrës kombëtare. Ndeshja e ardhshme për bavarezët do të jetë ndaj Leverkusen­it në "Allianz Arena".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania