Panorama Sport (Albania)

Panuçi, tifozi special në një ndeshje të heshtur

-

-Takimi Partizani-Kastrioti mund të thyejë rekordin e këtij edicioni në Superiore për numrin më të pakët të spektatorë­ve në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të Partizanit nga Disiplina. Në këtë takim tribuna VIP ishte e përgjysmua­r, ndonëse krutanët ishin të plotë në delegacion­in e tyre. Ndërsa në radhët e të kuqve munguan shumë, duke filluar nga presidenti Demi dhe shumë miq të tij që ndjekin çdo takim. Edhe mediat ishin të pakta dhe asnjë kameraman nuk u paraqit për të marrë pamjet e deklaratav­e pas ndeshjes. Një stjuart ka qëndruar dje në pistën e stadiumit. - Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi dhe ndihmësi i tij Ervin Bulku kishin zgjedhur që të ndiqnin këtë takim, nga i cili pak gjëra patën mundësi për të parë. Gjithsesi, stafi kuqezi shijoi qetësinë, që rrallëherë mund t'u rastësisë në një ndeshje të tillë. Para ndeshjes Panuçi takoiAtsin­ën e Kastriotit. -Të dy ekipet zbritën në fushë pa asnjë duartrokit­je nga tribunat dhe në forcë zakoni lojtarët dhuruan nga duartrokit­jet e tyre, madje vështrimin e hodhën edhe nga tribunat totalisht të zbrazura pas krahëve të tyre. -Të dy trajnerët, Gega dhe Plori, e kanë ndjekur gjithë ndeshjen në këmbë, ku herë pas here dëgjoheshi­n thirrjet e tyre karshi lojtarëve, duke i udhëzuar për lojën dhe mënyrën e sjelljes në fushë. Trajneri Gega dëgjohet në një moment që i kërkon Telushit që të shërbejë për shokët, por vlonjati i përgjigjet: Nuk kam kujt t'ia jap. - Në momentin që Caca i Kastriotit po bëhej gati të hynte në fushë në vend të Shehut, trajneri Plori në shenjë fati, mesa duket, e puth lojtarin në kokë.

-Në minutën e 68-të Gega udhëzon stafin që të përgatisë ndërrimin e tretë dhe thërret Kodrën, që po bënte nxehje të paraqitej. Stafi i thotë trajnerit që është herët për të bërë ndërrimin. Por Gega i prerë u përgjigjet: Çfarë shpejt more, bëjeni gati direkt!

-Në fund të ndeshjes, gjyqtari i katërt Kreshnik Cjapi bën gati tabelën elektronik­e, ku sinjalizon për tri minuta shtesë. Por, nga pankina krutane vjen kontestimi: Pse kaq pak minuta shtesë. O Kreshnik, u bënë 6 ndërrime more, si dhe pati ndalesa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania