Panorama Sport (Albania)

Gega, i zhgënjyer: Jo më kështu!

"Loja në sulm la sërish për të dëshiruar, por Hebaj do të jetë pjesë kryesore e projektit tim"

-

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh i zhgënjyer me lojën e skuadrës së tij. Në bisedën për "SuperSport" pas ndeshjes, Gega theksoi se nuk do që të shikojë më si paraqitja në pjesën e dytë ndaj Kastriotit.

Pse mendoni që skuadra nuk e mbylli më shpejt ndeshjen?

E filluam mirë pjesën e parë. Mund ta përfundoni­m historinë e rezultatit që në pjesën e parë. Kemi probleme në finalizim, edhe pse u interpretu­a mirë pjesa e parë. Në të dytë kishte hapësira, u tërhoqëm prapa dhe pati një lodhje. Ishte një pjesë e dytë që nuk do të doja ta shikoja për herë të dytë.

Ku mendoni se e ka maksimumin Mala, në cilin pozicion?

Jam jashtëzako­nisht i kënaqur për mënyrën sesi punon. Është njeri me vlera. Loja në sulm lë për të dëshiruar, por nuk dua të rëndoj njeri. Sulmuesit duhet të punojnë shumë më tepër që të na ndihmojnë në ato raste që vijnë.

Jeni i kënaqur për afrimet në merkato, mendoni se dilet kampion edhe me këtë ekip?

Është gjë e mirë kur shikon një 19-vjeçar. Sot (dje) ishte Kodra nga ekipi i të rinjve. E futa në një situatë jokomode. Në stërvitje më ka dhënë të gjithë besimin, që ai mund të rritet. Dëshira ime ka qenë një listë tjetër, shumë me kualitet, por për arsye të ndryshme, ata zgjodhën diçka që është në interesin

e tyre. Çdo lojtar që ka ardhur, duhet të rritet, të gjithë kemi nevojë të mësojmë. Ky ndaj Kastriotit ishte një trepikësh që do na ndihmojë të jemi të qetë. Nuk mund të them javën e tretë që është ekip për kampion. Pjesa e dytë nxori të metat. Është shpejt për të

thënë. Nuk jam i kënaqur për 90- minutëshin.

Hebaj u zëvendësua sërish, por ndoshta ndeshjet e tilla mos e ndihmojnë të çlirohet...?

Kam 11 veta në fushë dhe 7 në pankinë. Duhet të arrijmë objektivat. Në momentin që

Hebaj i mbaron mundësitë, besoj që e kam nxjerrë në momentin e duhur. Kishte kohë të mjaftueshm­e. Nuk është kjo pritshmëri­a që kemi nga Hebaj. Besoj tek ai dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur. I duhet kohë për t'u përshtatur. Do kisha dëshirë që sa më shpejt

të ingranohej. Do të jetë pjesë kryesore e projektit tim, sa të jem unë trajner.

Asani dhe Hebaj nuk e ndihmuan shumë ekipin dhe iu ra e gjithë barra mesfushorë­ve...

Është 100 % e vërtetë. Asani e ka këtë problem. Në momentin

që humb topin, i takon të bëhet mesfushor i katërt. Unë kam besim që vlerat që i ka t'i shfrytëzoj­ë për ekipin. Jam munduar ta korrigjoj sa më shpejt. Shumë raste erdhën nga Mala. Jo gjithçka shfaqet siç është në stërvitje. Është e metë që duhet të punojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania