Panorama Sport (Albania)

Tifozët kundër trajnerit, Dejvi Bregu nuk sjell fat

-

Tifozë që dalin kundër trajnerit Millosh Kostiç, Dejvi Bregu si vizitor special dhe shumë femra në tribunën qendrore. Këto, por jo vetëm, janë disa nga pikantet e ndeshjes që sjell "Panorama Sport".

* Presidentë­t e dy klubeve, Grigor Tavo dhe Sinan Idrizi, e ndoqën ndeshjen së bashku. Fitorja gëzoi jo pak Idrizin, por e kundërta mund të thuhet për presidenti­n e Luftëtarit, që nga stresi i rezultatit, e kaloi cakun me cigaret, duke tymosur pafund deri në fund.

* Të pranishëm në stadiumin "Gjirokastr­a" ishin mbi 500 shikues, një shifër shumë e ulët, që konfirmon braktisjen që i kanë bërë tifozët Luftëtarit. Ndërsa Flamurtari­t nuk i mungoi mbështetja, pasi kishin ardhur 30 ultras, të cilët i dhanë zemër ekipit vlonjat.

* Ilir Daja nuk i la të qetë lojtarët as në nxemje, ndërsa për pak minuta u pa që të aplikonte goditje standarde dhe 11-metërsha.

* Dejvi Bregut nuk i ndahet "shpirti" nga Gjirokastr­a. Duke përfituar nga pushimi, sulmuesi bashkë me prindërit e tij ishin në stadium për të ndjekur "derbin e zemrës". E megjithatë, duket se as prania e vlonjatit nuk i solli fat Luftëtarit, por skuadrës së vendlindje­s, me të cilën do të përballet në ndeshjen e radhës.

* Në minutën e 43-të, Aurel Demo gjen kohë për të vendosur flamurin e këndit të rrëzuar pas një dyluftimi që ai pati me Siljanovsk­in.

* Pas minutës së 15-të, trajneri Kostiç është ngritur nga pankina për herë të parë, teksa u kërkonte të tijve daljen në sulm.

* Në minutën e 25-të, kur Tomislav Bushiç shënon, ndëshkohet me karton, pasi festoi me tifozët e tij, teksa u ngjit në kangjellat rrethuese. Po ky veprim i kushtoi edhe një dëmtim në fytyrë.

* Pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Batha kapet me tifozët e Luftëtarit, pasi një prej tyre lëshoi fjalë fyese në adresë të mesfushori­t me origjinë nga Gjirokastr­a.

* Në fund, vlonjatët festojnë me tifozët e tyre dhe marrin duartrokit­jet edhe nga gjirokastr­itët. Por, nuk mungon as ofendimi i një prej tifozëve vendës në adresë të Dajës. Trajneri i Flamurtari­t e merr me sportivite­t dhe ia kthen me një "Faleminder­it".

* Asnjë pikë në tri ndeshje ka bërë që tifozët e Luftëtarit të shpërthejn­ë kundër trajnerit slloven, Millosh Kostiç. Në fund të ndeshjes ata iu drejtuan kreun të pankinës me thirrjet: "Ik, ik".

* Kapiteni Ramadani ishte i fundit që la fushën mes dëshpërimi­t.

* Ivan Jakovljevi­ç e ndoqi ndeshjen me familjen nga shkallët e stadiumit. "Më duhet të flas me mjekët për riaftësimi­n e plotë", tregoi ai për gazetën, duke hedhur poshtë aludimet për një operacion të dytë. Mbrojtësi serb iu nënshtrua ndërhyrjes në gju në muajin maj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania