Panorama Sport (Albania)

Daja: Jam bërë si vlonjat, vuajmë për të fituar

“Humbën ekuilibrat pas pushimit. Titulli? Janë edhe 33 javë”

-

lir Daja u gëzohet pikëve, por jo me in terpretimi­n e lojës. Trajneri edhe pse me humor, e thotë hapur se nuk është plotësisht i kënaqur. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "SuperSport", numri një i pankinës së kuqezinjve shmangu termin "titull" dhe evidentoi se me rikthimin e Alvesh, Kale dhe Torasës, ekipi do të jetë aty ku duhet.

Dy fitore radhazi. Sa larg është ekipi prej Flamurtari­t që Daja do?

Në këto 3 javët e para jemi ndeshur me Kukësin e Luftëtarin që kanë nisur prej Kupave të Europës më herët se ne përgatitje­t. Jemi pak mbrapa, pasi kemi nisur me vonesë punën. Por mendoj se me plotësimin e grupit, do të kemi më shumë alternativ­a dhe rivalitet për një vend në formacion. Por, gjërat janë rrugën e duhur.

Fjala "titull" nuk përmendet kurrë te Flamurtari. Pse?

T'i marrim ndeshjet me radhë dhe të jemi me këmbë në tokë, pasi janë edhe 33 javë për t'u luajtur. Ajo që na jep njëfarë garancie është dëshira dhe mentalitet­i që kemi. Edhe pse vuajmë për rezultatin, duhet thënë që prodhojmë mentalitet­in e duhur.

Sa të kënaqur jeni në interpreti­min e lojës nga

skuadra?

Jam bërë pak "vlonjat" tani, nuk jam aq shumë i kënaqur. Kemi shumë për të përmirësua­r, sidomos në administri­min e lojës, pasi jemi në avantazh. Por kemi pasur lëvizje në pozicione natyrale, për mungesat e linjës së parë dhe këtu llogaris Alveshin, Torasa dhe Kalenë. Gjithsesi, përtej mungesave kemi ditur të bëjmë mirë.

Në pjesën e dytë pati rënie nga ana fizike, kjo erdhi prej faktit që nisët vonë fazën përgatitor­e apo... ?

Në pjesën e dytë nuk ishte ky problemi. Ishte çështje e ekuilibrav­e taktike dhe këtë gjë e marrë unë përsipër si trajner. Humbja e këtij ekuilibri bëri që të harxhonim energji. Kjo sjell vështirësi gjatë 90 minutave. Nëse kemi karburant, që është përgatitja fizike në këtë rast, ne nuk duhet ta harxhojmë kot këtë.

Luftëtari ka qendrën e mesfushës si pikën më të fortë dhe kjo solli distancë mes reparteve...

Është shumë e vërtetë dhe kjo më shqetëson më shumë.

Nuk ka të bëjë me nivelin individual të lojtarëve, por ka të bëjë me administri­min e topit kur je në avantazh. Jemi të justifikua­r, në thonjëza, për kohën e pakët që kemi pasur në dispozicio­n. Ekipi pothuajse është riformatua­r, ndaj po ia nisim nga e para.

I kemi parë rrallë tifozët vlonjatë të thërrasin emrin e një trajneri të ri. Çfarë ka ndryshuar?

Kur thonë Ilir Daja, ndoshta duan të thonë "bravo" çunave, sepse janë ata që interpreto­jnë në lojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania