Panorama Sport (Albania)

Kostiç: Unë nuk frikësohem, do vazhdoj të drejtoj ekipin

-

Millosh Kostiç nuk e priste një start të tillë. Janë luajtur 270 minuta dhe Luftëtari i tij ka zero pikë, e megjithatë slloveni thekson për "Panorama Sport" se as skuadra nuk rrezikon dhe as ekipi. "Unë nuk frikësohem. Do të vazhdojmë punën bashkë me lojtarët për të gjetur rezultatet pozitive. Më vjen keq se në këtë ndeshje prodhuam shumë raste, por nuk ditëm të realizojmë. Edhe sot (dje) u ndëshkuam nga gabimet individual­e. Vuajmë presionin e rezultatit dhe lojtarët e rinj nuk kanë përvojën e mjaftueshm­e. Jam i kënaqur nga loja, por jam i acaruar nga rastet e humbura dhe gabimet e bëra. Flamurtari s'na surprizoi, shënoi një gol, në rastin e falur nga ana jonë. Nuk di pse humbim topin dhe nuk bëjmë pasin e fundit ashtu si duhet. Do punojmë fort në 14 ditët e ndërprerje­s për t'i korrigjuar këto mangësi. Për dy-tre ditë vjen sulmuesi Dunga dhe mendoj se skuadra do përmirësoj­ë shumë në lojën sulmuese", tha Kostiç. PËRGJEGJËS­IA - Gjatë fjalës së dhënë për "SuperSport", boshnjaku nuk ngurroi që të merrte përgjegjës­itë për rezultatin, por theksoi se skuadra ka nevojë për kohë. "Askush nuk e priste që të ishim pa pikë pas 3 ndeshjesh. Por, sot (dje) e patë që ne u munduam të luanim futboll, krijuam raste për shënim, por nuk ditëm të shënonim. Kam përgjegjës­itë e mia për atë që ndodh dhe jam i ndërgjegjs­hëm për problemet. Por kam folur edhe me klubin dhe dihet që ne kemi lojtarë të rinj në moshë. Po punojmë mirë dhe fort dhe jam i sigurt që rezultatet do të vijnë shpjet. Por duhet thënë që veç eksperienc­ës, në disa momente na ka munguar edhe fati. Por duhet të vazhdojmë me atë që kemi nisur dhe shpresoj për ditë më të mira". STRATEGJIA - Kur pyetet nëse ka ardhur koha që të ndryshojë strategji loje, që të fitohet fillimisht qetësia, trajneri thekson se humbja nuk erdhi prej modulit, por prej gabimeve individual­e. "Golat i kemi marrë prej gabimeve, gabojmë në pasimet e topit. Ndonjëherë na mungon cilësia, por edhe përqendrim­i. Tani është e vështirë që të ndryshojë diçka, pasi të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n janë të rinj. Nuk mund të fus presionin në ekip në këtë situatë, pasi mund t'i detyroj që të gabojnë sërish. Do ndryshojmë diçka dhe shpresojmë që lojtarët e vjetër, të kthehen shpejt me grupin si Jakovljevi­ç, Rroca, Xhekson e Dunga. Ky është pasqyrimi në fushë", theksoi numri një i pankinës gjirokastr­ite. Në fund, ai foli edhe për drejtuesit dhe afatin që ata i kanë dhënë për të gjetur rrugën e kthesës. "Kemi folur për vazhdimësi­në, por jo për afate. Do mundohemi të ndryshojmë diçka në këto 14 ditë, duhet të ulemi me lojtarët të qetësohemi dhe të punojmë fort për t'u përmirësua­r. Për momentin nuk jemi në nivelin e kërkuar, ndaj duhet të ndreqim gabimet e shfaqura në start", përfundoi Kostiç. Tomor Shehu

 ??  ?? Tri humbje radhazi kanë tronditur klubin e Luftëtarit. Një ditë para ndeshjes me Flamurtari­n ishte vetë presidenti Grigor Tavo, ai që bëri apel për durim në këtë situatë kritike, në një kohë që lëshoi sinjale për besim ndaj trajnerit slloven, Millosh Kostiç, me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ku si kusht ka që skuadra të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë. Mirëpo, starti dramatik duket se do të sjellë zhvillime në Gjirokastë­r. Edhe pse nga klubi nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lëvizje në pankinë, "Panorama Sport" mëson se drejtuesit e kanë në kokë një plan B, nëse edhe në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës skuadra nuk arrin të marrë rezultat pozitiv. Trajneri vlonjat, Gentian Mezani, si dhe ai tiranas me shumë eksperienc­ë,
Tri humbje radhazi kanë tronditur klubin e Luftëtarit. Një ditë para ndeshjes me Flamurtari­n ishte vetë presidenti Grigor Tavo, ai që bëri apel për durim në këtë situatë kritike, në një kohë që lëshoi sinjale për besim ndaj trajnerit slloven, Millosh Kostiç, me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ku si kusht ka që skuadra të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë. Mirëpo, starti dramatik duket se do të sjellë zhvillime në Gjirokastë­r. Edhe pse nga klubi nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lëvizje në pankinë, "Panorama Sport" mëson se drejtuesit e kanë në kokë një plan B, nëse edhe në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës skuadra nuk arrin të marrë rezultat pozitiv. Trajneri vlonjat, Gentian Mezani, si dhe ai tiranas me shumë eksperienc­ë,
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania