Panorama Sport (Albania)

Oduamadi: Faleminder­it trajnerit për besimin

-

Namdi Oduamadi falënderon Ze Marian për shansin e dhënë për të luajtur një vit me Tiranën. Lojtari nigerian, i cili la Milanin për Tiranën, flet pas firmës me bardheblut­ë. Nigeriani prek kohën që ka kaluar te Milani, të cilën e konsideron të errët, por falë zotit të lënë pas. "Ditët e errëta përfunduan. Jam shumë i lumtur për këtë shans të madh që m'u dha për të luajtur futboll", thotë Oduamadi për "CSN". Nigeriani flet edhe për njeriun, të cilin e solli te Tirana. Bëhet fjalë për Hoze Marselo Ferreirën. Oduamadi pranon se braziliani e ka bërë të pamundurën për ta afruar te Tirana. "I jam shumë mirënjohës trajnerit Ze Maria, i cili më kërkoi me ngulm dhe unë mezi po pres që të bashkohem me ekipin javën e ardhshme", mbyll nigeriani. Në nëntë vite te Milani, Oduamadi, shtatë sezone ka luajtur jashtë Milanos. Në sezonin 2011-2012, nigeriani ka luajtur me Torinon në Serinë B, ku shënoi tre gola; në sezonin 2012- 2013 shkoi te Vareze, ku Oduamadi shënoi dy gola të tjerë. Gjatë sezonit 20132014 te Breshia, edhe pse luajti 14 ndeshje, nuk ka mundur të shënojë asnjë gol. Kthehet te Vareze në 2014-ën, ku shënon katër herë. Gjatë sezonit 20142015 lojtari shkon te Krotone, luan 12 takime dhe shënon një gol. Më pas kalon te Latina, ndërsa në 2016-ën është hera e fundit që lë Milanon, duke u transferua­r në Finlandë te HJK-ka e duke shënuar shtatë gola në 28 ndeshje. Oudamadi është një herë kampion i Italisë dhe ka luajtur me kombëtaren e Nigerisë në 14 takime, duke shënuar edhe 4 gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania