Panorama Sport (Albania)

idë ledarës në urrës am a i bes n artinenës në sulm

2ikur miq dhe ish3shokë skuadre, sot trajnerët përballen në Teuta3Kamz­a

-

Kamza kërkon që të rigjejë pikët. Pasi "thyen" Tiranën në startin e Kategorisë Superiore dhe humbën me Partizanin në javën e dytë, tashmë kryeqyteta­sit do të udhëtojnë drejt Durrësit për t'u kthyer te rezultatet pozitive. Përballë do të ketë Teutën, një ekip që ende nuk e ka provuar shijen e humbjes (ka një pikë më pak se kamzalinjt­ë). Do të jetë një duel më shumë se interesant mbi të gjitha në pankina, pasi kundër njëri-tjetrit do të vihen dy miq shumë të mirë dhe dy ish-shokë ekipi, ndërsa kujtojmë që Shkëmbi dhe Devolli kanë luajtur që të dy te Partizani në sezonin 2007-2008. Mund ta quajmë ndryshe duelin e "Bledarëve", pasi në njërën anë drejton Bledar Devolli dhe në tjetrën Bledi Shkëmbi. Përballë vendosen dy skuadra simpatike, që kanë surprizuar jo pak në 180 minutat e para të këtij kampionati. Dy ekipe që drejtohen nga dy trajnerë që ndoshta nuk kanë eksperienc­ë të gjatë, por kanë dëshmuar se janë tejet pasionantë dhe plot me ide inovatore.

NDR7SHI8ET - Do të jetë pa dyshim një transfertë delikate, por Bledar Devolli duket se i ka marrë mirë masat për të kaluar me sukses këtë 90-minutësh. Kamza do të vijë me ndryshime në formacion

dhe nga sa është parë në seancat e kësaj jave, stafi teknik ka bërë gati "asin nën mëngë" për të sfiduar Teutën. Në majën e sulmit do të luajë Nestor Martinena, një nga afrimet e fundit të kësaj merkatoje vere. Një debutim për argjentina­sin me fanellën e Kamzës, por sigurisht që nuk është një lojtar i panjohur për kampionati­n shqiptar, pasi vite më parë mbronte ngjyrat e Dinamos. Do të jetë një provë interesant­e edhe për këtë futbollist, të cilit sot i është ngarkuar detyra për të "shënjestru­ar" rrjetën e durrsakëve. E sigurisht që i vetëm nuk do të jetë, pasi trajneri ka menduar që pas tij të vendosë edhe Sebino Plakun, i cili do të jetë një ndihmë e madhe për argjentina­sin. Në krahët e sulmit priten Roloviç dhe Eisi, ndërsa si shkatërrue­s do të vendosen Arrabal me Malajn. Porositë e Devollit janë të qarta, kërkon që ekipi i tij të shohë më shumë përpara. Por sigurisht që pas dore nuk do të mbetet mbrojtja. Dhe nga sa është parë në seancën e fundit, mendohet që do të rreshtohet kjo katërshe: Frashëri-Teqja-Beqiri-Idrizaj. Për portën nuk ka vend për diskutime as këtë javë, po i është besuar sërish Ilir Avdylit. Pra, në fushë pritet që të shohim një Kamzë me skemën 4-2-3-1. Abdulla Dushku

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania