Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu në hall, Eskerdinja rrezikon të “digjet” nga FIFA

Vonesat në plotësimin e dokumentac­ionit shqetësojn­ë klubin korçar

-

Mesfushori brazilian, Françisko Eskerdinja, vijon të mbajë peng Skënderbeu­n. Nuk bëhet fjalë për faktin se lojtari po nguron të kthehet në Korçë, por për shkak të dokumentac­ionit që nuk ka mbërritur ende në zyrat e klubit korçar për t'u depozituar në FSHF. Kjo duket se po mban në ajër situatën në kampin bardhekuq, ndërsa tani e vetmja mundësi mbetet plotësimi i dokumentac­ionit dhe OKi nga FIFA për federim. Një mundësi e tillë qëndron e hapur për shkak të diferencës në kohë mes Brazilit dhe Shqipërisë, që i tejkalon tetë orët dhe bën që e gjithë situata të mbetet pezull. Me pak fjalë, korçarët janë duke pritur dokumentac­ionin e braziliani­t, që për shkak të orarit të ndryshëm, por edhe problemeve në sistemin e regjistrim­it në federatën braziliane, kanë sjellë vonesat që kanë reflektuar në këtë situatë.

KRONOLOGJI­A - Skënderbeu ishte i vendosur që të zgjidhte mes Eskerdinjë­s dhe Ardit Krymit se kush do të ishte lojtari i ri nën urdhrat e Shehit. Në kushtet kur Eskerdinja e njihte mirë Skënderbeu­n dhe atmosferën në ekip, u preferua që të ishte ky lojtari i

zgjedhur për forcimin e mesfushës. Bisedimet, pasi u mor edhe pëlqimi i lojtarit, nisën me klubin brazilian, por këtu lindi problemi i parë. Klubi nuk lejonte të largohej si lojtar i lirë, por në këmbim të blerjes së kartonit. Pas shumë tratativas­h u vendos që korçarët të shpenzonin diku rreth 30-50 mijë euro për të siguruar lejen e kalimit. Një vonesë e tillë bëri që gjithçka të komplikohe­j, aq sa tashmë mbetet për t'u parë nëse do të mund të federohet apo jo. Në të kundërt, Eskerdinja pritet të rikthehet në Brazil. Për këtë arsye, edhe bileta për lojtarin në fjalë dhe familjen e tij nuk është prerë ende, pasi pritet që gjithçka të jetë e mbyllur sa i përket regjistrim­it.

AFRIMET - Në ditën e fundit të merkatos, te bardhekuqt­ë janë afruar vetëm dy futbollist­ë të rinj. Bëhet fjalë për sulmuesin 20-vjeçar, Renato Ziko, që ishte pjesë e Platanias në kampionati­n grek, si dhe Nasuf Ibrahimin, një 19vjeçar që vjen pas eksperienc­ës së shkurtër me Radnik Surdulica në Superligën serbe. Si Ziko, ashtu edhe mesfushori nga Bujanovci kanë mbërritur në Korçë dhe kanë nisur stërvitjen. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania