Panorama Sport (Albania)

Laçi shet Uzunin për 350 mijë euro në Kroaci

Transferim­i, klubi kurbinas mban edhe 20 % të kartonit

- SKERDILAID SULOZEQI

upergoli ndaj Skënder beut ishte si një kar tolinë lamtumire. Pas 37 ndeshjesh me fanellën e Laçit në kampionati­n shqiptar, Myrto Uzuni largohet nga kurbinasit, duke i mbushur arkat klubit të drejtuar nga Pashk Laska. Në orën 23: 35 të së premtes, Laçi dhe Lokomotiva e Zagrebit paraqitën në zyrat e FSHF-së kontratën e shitjes, nga ku shkruhej e zeza mbi të bardhë se kroatët do të kalonin në llogari të kurbinasve shifrën e 350 mijë eurove. "Panorama Sport" ka paralajmër­uar këtë transferim që më 22 korrik, kur në Shqipëri mbërriti drejtori i Lokomotivë­s dhe pas takimit me Laskën bëri ofertën zyrtare, që ishte 200 mijë euro. Laçi rezistoi jo pak dhe pas golit të Uzunit ndaj Anorthosis, që kaloi skuadrën në turin e dytë të Ligës së Europës, bisedimet ngecën, pavarësish­t se ka pasur në parim një marrëveshj­e. Vlera e lojtarit u rrit ndjeshëm dhe Laçi bënte presion me faktin se Uzuni kishte në të njëjtën kohë oferta të tjera. Lokomotiva po insistonte, por gjithçka u zvarrit nga kurbinasit, derisa kroatët rritën pazarin dhe bindën më në fund Laskën.

KONTRATA - Uzuni ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Lokomotivë­n e Zagrebit. Mësohet se paga e lojtarit do të jetë progresive pas çdo sezoni. Në vitin e parë beratasi pritet të marrë rreth 7 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset që janë vënë nga klubi. Nga ana tjetër, kroatët kanë rënë dakord me Laçin që shifrën e 350 mijë eurove ta derdhin në dy këste. Një pikë e rëndësishm­e në bisedimet mes palëve mësohet se ka qenë edhe përqindja e kartonit. Laska ka këmbëngulu­r te kroatët që të mbajë 20 % dhe kështu është

rënë dakord. Në rast rishitjeje të Uzunit për llogari të Lokomotivë­s në të ardhmen, atëherë Laçi do të përfitojë sërish. Ndikim të madh në realizimin e kësaj lëvizjeje ka pasur edhe ish- trajneri i Laçit, Besnik Prenga, i cili drejtoi kurbinasit në katër ndeshje të Ligës së Europës. Prenga është i besuari i drejtuesve të Lokomotivë­s, për më tepër që ka drejtuar me sukses edhe ekipet e moshave të klubit satelit të Dinamo Zagrebit. Laçi shpenzoi për Uzunin 20 mijë euro në verën e vitit 2017, duke blerë kartonin e tij tek Apolonia. Pas vetëm një sezoni, tashmë klubi bardhezi përfiton një shumë rekord, 350 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania