Panorama Sport (Albania)

Lici: Ja si e zgjidhem ceshtjen e Cinarit

!la esh nuk u interesua më u konfirmua a surditeti"

- BESAR BOZGO

Erald Çinari firmosi për Partizanin në limitet e merkatos së verës. Lojtari i Vllaznisë kaloi muajin më të "nxehtë" të karrierës së tij, duke rrezikuar që gjërat të shkonin keq për shkak të një mashtrimi me transferim­in e tij te Deportivo Alavesh në Spanjë. Me spanjollët që pretendoni­n se kishin depozituar C 0 mijë euro në një numër llogarie në Itali duke siguruar shërbimet e lojtarit, gjithçka më pas rezultoi se ishte një mashtrim. Administra­tori i ri i Vllaznisë, Suad Lici, zbuloi gjithçka, ndërsa çështja ka përfunduar edhe në Prokurori, pasi është falsifikua­r firma e kryebashki­akes së Shkodrës, Voltana Ademi. Dy ditë më parë, gjithçka u mbyll me sukses dhe Çinari firmosi për Partizanin, ndërsa shkodranët kanë arkëtuar një shifër prej D0 mijë eurosh nga ky transferim.

LI0I - Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", është administra­tori i Vllaznisë, Suad Lici, që tregon prapaskena­t e transferim­it dhe thotë se klubi spanjoll nuk shprehu më interes për transferim­in e lojtarit. "Ne ia kishim dërguar të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm Deportivo Alavesh përsa i përket lojtarit, por ata nuk shfaqën interes. Nuk ka më lidhje Alavesh në këtë histori, pasi gjithçka u mbyll dhe futbollist­i u transferua te Partizani. Për aq kohë sa nga klubi i Vllaznisë nuk ka dalë kartoni i transferim­it, nuk ka pasur asnjë çështje. Përsa u përket parave, është diçka absurde pasi spanjollët pretendojn­ë se i kanë derdhur paratë në një numër llogarie që është në Itali. Por, klubi shkodran nuk ka një numër llogarie në Itali dhe kjo është absurde", u shpreh fillimisht Lici në prononcimi­n e tij. Më tej, administra­tori ka konfirmuar edhe shifrën e transferim­it të Çinarit te Partizani. "Lojtari është transferua­r te klubi kryeqyteta­s për D0 mijë euro. Futbollist­i kishte edhe një vit kontratë me Vllazninë, ndërsa Partizani ishte shumë i interesuar për të. Gjetëm gjuhën e përbashkët me futbollist­in dhe me klubin e kuq dhe u bë

i mundur transferim­i", thotë Lici. Ndërsa, përsa i përket çështjes së falsifikim­it të dokumentev­e dhe firmës së kryebashki­akes së Shkodrës, administra­tori i kuqebluve konfirmon se çështja është duke u hetuar nga Prokuroria.

LË7I8JET - Ndërkaq, Lici ka folur edhe në lidhje me lëvizjet e fundit të merkatos te Vllaznia, duke prekur çështjen e Ardit Krymit dhe afrimeve të të huajve. Ndërsa konfirmon se do të ketë të tjera afrime në vazhdim. "Përsa i përket

Krymit, për momentin nuk mund të deklaroj ndonjë gjë konkrete. Jemi duke punuar çdo ditë dhe siç e ndiqni, informojmë publikun dhe tifozët me deklaratat që bëjmë të ditura. Nesër(sot), klubi do të dalë sërish me një deklaratë

dhe do t'i keni të gjitha të sakta", u shpreh administra­tori i Vllazninë. I pyetur edhe për çështjen e përgjysmim­it të pagave të lojtarëve titullarë, Lici përgjigjet­E "Besoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët me të gjithë lojtarët. I keni lexuar të gjitha në shtyp. Pjesa më e madhe e futbollist­ëve kanë shprehur gatishmëri­në që të ndihmojnë Vllazninë dhe unë i falënderoj publikisht", përfundoi reagimin e tij për gazetën administra­tori i Vllaznisë, Suad Lici.

 ??  ?? Erald Çinari gjatë prezantimi­t te Partizani
Erald Çinari gjatë prezantimi­t te Partizani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania