Panorama Sport (Albania)

Shtatë vite pa fituar në Kupë, Elbasani kërkon të th:ejë tersin

-

Pothuajse në çdo kampionat prestigjio­z në Europë, kupa shihet si një mundësi e mirë për ekipet e vogla që të shkojnë sa më lart, pse jo të synojnë edhe Europën nëpërmjet saj. Në Shqipëri ndodh e kundërta, pasi ky kompeticio­n snobohet qysh në fillim nga ekipet që nuk kanë pretendime dhe pothuajse gjithnjë në fund i shkojnë skuadrat pretendent­e. Një rast tipik i neglizhenc­ës së kupës është pikërisht Elbasani, një skuadër që e ka fituar dy herë këtë kompeticio­n në të kaluarën. Mirëpo, u bënë vite që verdheblut­ë nuk fitojnë dot një ndeshje në këtë kompeticio­n, duke e braktisur totalisht atë. Verdheblut­ë kanë plot 7 vite që nuk e kanë provuar shijen e fitores në kupë dhe kjo gjë i përket sfidës me Dinamon në transfertë më 26 tetor 2011, ku fituan në shifrat 2 me 1, me gola të Gavës dhe Tafanit. Në 18 sfidat pasardhëse, elbasanasi­t nuk kanë fituar më, duke koleksionu­ar barazime dhe humbje pafund. Përpos kalendarit që mund të jetë treguar i fortë, më shumë ka qenë një neglizhenc­ë e elbasanasv­e, të cilët duke njohur kapaciteti­n dhe pamundësin­ë për t'i shkuar deri në fund këtij kompeticio­ni, janë dorëzuar që në fillim. Për t'iu kthyer kualifikim­it të fundit, kjo gjë ka ndodhur katër vite më parë, me barazimin 2 me 2 në Peqin dhe 1 me 1 në Elbasan përballë Shkumbinit. Edhe pse me gjithë këto statistika negative për verdheblut­ë, përsa i përket kupës në këto vitet e fundit, ato mund të thyhen nëse Elbasani "thyen" Orikumin të dielën në shtëpi. Përballë ka një skuadër që u ngjit gjithashtu në Kategorinë e Parë këtë sezon, ndaj teorikisht në letër kanë shanset për ta kaluar. Mësohet se do të aktivizohe­n titullarët, me synimin e vetëm për të kaluar në fazën tjetër, ku do të përballen me Kukësin. Sfida tjetër do të luhet mes Veleçikut dhe Klosit në orën 16:00 në Koplik. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania