Panorama Sport (Albania)

Vllaznia zyrtarizon tre të huaj për rikthimin

Pas rumunit dhe braziliani­t, bind edhe nigeriani Ikena

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia zyrtarizon tre lojtarë të huaj në limitin e merkatos së verës, përsa i përket transferim­it të futbollist­ëve joshqiptar­ë. Ashtu siç e kishte lajmëruar gazeta "Panorama Sport" një ditë më parë, klubi ka njoftuar dje zyrtarisht se ka firmosur me tre futbollist­ë. Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe dy sulmues. "Mesnata e së premtes ka shënuar edhe fundin e merkatos për futbollist­ët e huaj dhe pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia ka bërë të mundur marrjen e tre futbollist­ëve që tashmë do të jenë pjesë e saj. Bëhet fjalë për mbrojtësin rumun Dan Gelu Ignat, sulmuesin brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior dhe sulmuesin nigerian Eziamaka Kollins Ikena. Me këta futbollist­ë, tashmë skuadra është më e plotë, megjithatë deri në fund të javës tjetër ,kur do të mbyllet merkatoja edhe për futbollist­ët e kampionati­t shqiptar, mund të ketë edhe të tjera lëvizje që do ta bëjnë Vllazninë më të fortë në prag të nisjes së sezonit të ri", thuhej në njoftimin zyrtar të klubit të Vllaznisë.

LOJTARËT

- Futbollist­ët ishin në provë te skuadra shkodrane prej disa ditësh dhe dje ka ardhur edhe zyrtarizim­i për tre lojtarët, që do të veshin fanellën kuqeblu në kampionati­n e ardhshëm. Rumuni Ignat vjen pas një eksperienc­e të gjatë në fushat e futbollit. 32-vjeçari ka luajtur për 11 klube në karrierën e tij. Fillimisht e ka nisur me ekipin e vendlindje­s Drobeta, ndërsa ka provuar të luajë në Indi, Oman dhe Jordani. Në sezonin e fundit ishte pjesë e Manshejat në Jordani, ku luajti 21 ndeshje. Në takimin me Shënkollin, në provën e parë të tij arriti që të shënojë edhe golin e vetëm për Vllazninë. Paraqitja dhe eksperienc­a e tij kanë bindur drejtuesit e skuadrës shkodrane. Sulmuesi brazilian Pereira Junior ka luajtur në vendlindje me katër skuadra. Në 2016-ën, ai nënshkroi për Çernomoret­s Odesa

në Ukrainë, por që u largua pas pak kohësh. Ai ka bindur gjatë provës që ka zhvilluar dhe në këtë mënyrë është zyrtarizua­r si afrim i skuadrës. Lojtari i tretë që është zyrtarizua­r nga shkodranët është nigeriani Eziamaka Kollins Ikena. 20-vjeçari ka luajtur më parë me Master 7 FC dhe Saythana City. Ndërkaq, mesfushori brazilian Darllan Dos Santos Kardoso Ferrari duket se nuk e ka bindur stafin teknik të Vllaznisë, që nuk e kanë bërë pjesë të tyre. Pritet që në ditët në vazhdim skuadra shkodrane të zyrtarizoj­ë afrime të tjera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania