Panorama Sport (Albania)

Panuçi: S’ka më eksperimen­te, prisni Shqipërinë e vërtetë

“Grupi më ekspert, Liga e Kombeve... vendimtare”

- OLSI TUJANI

ër disa muaj u evidentua se ai do të ishte një 37-vjeçar për të cilin duhej gjetur zëvendësue­s, ndërkohë që gjatë konferencë­s së djeshme, ligjërata e trajnerit rreth tij u përqendrua te togfjalësh­at "është me eksperienc­ë dhe mund të na japë një dorë". I tillë ka qenë kursi i ligjërimit të trajnerit Kristian Panuçi brenda disa muajsh, referuar situatës së kapitenit Ansi Agolli në Kombëtare. Në daljen e tij përpara mediave gjatë mesditës së djeshme në ambientet e FSHF-së, trajneri tha se ka bërë eksperimen­time dhe prova e se tanimë ka arritur pika zero. Mirëpo, përkundrej­t kësaj, në listë ka ende disa debutues në përfaqësue­se. "Liga e Kombeve është vendimtare për ne. Presion? Është pjesë e punës sime, varem nga lojtarët", u shpreh ndër të tjera italiani i Kombëtares, në vigjilje të dy përballjev­e me Izraelin dhe Skocinë. "I keni parë tashmë të grumbullua­rit, edhe pse shumë i dinit prej ditësh. Kjo, sepse në futboll dihet gjithçka. Ju urojmë shërim të shpejtë Roshit dhe Sadikut që janë të dëmtuar. Janë dy lojtarë të rinj: Mihaj që ka zgjedhur të vijë me ne dhe Binaku. Gjithashtu edhe Demiri", ka prezantuar shkurt trajneri listën.

Sa mund ta ndiejë Kombëtarja presionin e miqësoreve të fundit?

Nis historia jonë europiane drejt "Euro 2010". Gjëja më e rëndësishm­e është që rikuperojm­ë disa futbollist­ë të rëndësishë­m që nga qershori. Ekziston presioni që duhet të kërkojmë të shkojmë në Europian. Për këtë kam qetësi se janë kthyer disa lojtarë të rëndësishë­m, të cilët përpara qershorit ishin konkurrues ndaj Spanjës, Italisë e Turqisë.

Për Agollin u tha se ishte gjithçka e përfunduar, por është rikthyer. Të rinjtë s'japin siguri që u kthyet tek "ekspertët"?

Unë për Agollin kam thënë gjithmonë që "duhet të kërkojmë një zëvendësue­s në këtë vit të ndeshjeve dhe jo të kualifikue­seve". Siç ia kam thënë edhe Agollit. Më pas, kur të fillojnë kualifikue­set, do të shohim. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk e thërras më. Kam thënë, "nëse do të kem nevojë për Agollin, mund edhe ta grumbulloj". Në këtë moment kemi Lenjanin që nuk luan, Memollën që nuk luan, Alijin që nuk luan, Demirin e Binakun që janë të rinj. Ansin që luan dhe nuk luan. Kemi vendosur prej eksperienc­ës së tij, më pas të shohim nëse do të luajë. Nëse ju i thoni gjëra të tjera, nuk është problemi im. Sepse po të doja të mos e grumbulloj­a, nuk e merrja dhe pikë. Por, mbi të gjitha thërrita dikë që e do Shqipërinë dhe meqë Agolli ka eksperienc­ë, e do Shqipërinë dhe e mora.

Më parë përmendnit moshën 37- vjeçare, ndërsa tani përvojën. Çfarë ndryshoi, u bindët që është i pazëvendës­ueshëm momentalis­ht?

Kam thënë që në atë vit të ndeshjeve miqësore, duhet të gjejmë një tjetër mbrojtës anësor, për çështje të moshës se do të

jetë 37 vjeç. Kam thënë edhe që "nëse do të kemi nevojë, do ta thërras". Nëse pas dy vitesh kur starton Europiani dhe ai do të jetë 37 vjeç, po të jetë më i miri se të gjithë... Por, ne kemi nevojën për të gjetur një tjetër, ashtu siç edhe Karabaku ka blerë një mbrojtës të majtë. Unë dua që të bëj më të mirën për Shqipërinë dhe meqë mund të na japë një dorë tani... Pas dy vitesh, shumë gjëra ndryshojnë dhe do të shohim...

Memushaj e Basha që gjithashtu nuk kanë qenë...

Memushaj ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur për katër muajt e fundit. Basha ka pasur ndeshjet "play-off" të Serisë B dhe nuk kisha mundësinë që ta grumbulloj­a, sepse duke mos qenë datë e lirë e FIFA-s dhe UEFA-s,

vendos klubi. E njëjta gjë ishte edhe për Alijin atë kohë.

Si është situata me Meritan Shabanin, keni biseduar?

I kam kërkuar federatës që të bisedojë me të dhe më duhet të jem i ndershëm për këtë djalosh, i cili në këtë moment nuk ka ndërmarrë ende vendim. Këtë më kanë lënë të kuptoj prej tij dhe babait të tij. Kanë qenë të kënaqur për interesimi­n, por kanë kërkuar të presin.

Ka një futbollist në Skoci, keni kontaktuar?

Kemi ndjekur shumë, por s'kam folur me të. Për fat të keq, ka disa lojtarë dhe menaxherë, që as nuk denjojnë të hapin telefonin, qoftë edhe për të na thënë "jo, nuk dua të vij". Ka një edukatë të keqe.

Mungojnë Ramadani dhe Cikalleshi...

Për Ramandanin kam dashur që të kem lojtarët më ekspertë, e nuk është për të mos e vënë atë nën presion. Sigurisht që Ramadani mbetet pjesë e grupit, por doja që të mbështetes­ha te rikthimi i Bashës dhe Lilajt në mesfushë. Cikalleshi ka luajtur pak. Aty ku mundesha, kam zgjedhur ata që janë më në formë. Në të tjera ku nuk mundesha, si në rastin e Mavrajt që është një lojtar i rëndësishë­m dhe më duhet ta thërrisja. Mbetet për t'u parë nëse do të luajë.

Sa e keni bindjen që mund t'ia dalim ndaj Izraelit?

Jam i bindur që ky grup ka bërë mirë gjithmonë. Me gjithë lojtarët që vijnë pa minuta dhe janë të dëmtuar, do të shohim zgjidhjen sepse disa prej tyre nuk mund t'i luajnë të dyja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania