Panorama Sport (Albania)

Naingolan bën Ikardin, Interi tregon muskujt

"Ninxha" debuton me gol, e vulosin Perisiç dhe Kandreva

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ishte lojtari më i pritur. Jo rastësisht. Raxha Nain golan shënon, Interi gjen fitoren e parë të këtij kampionati: ekuacioni nuk është automatik, por zhvillohet në mënyrë thuajse natyrale. 3-0: një rezultat i rëndë për Filipo Inzagin dhe Bolonjën e tij, por është pasoja e një ndeshjeje të luajtur praktikish­t me sens unik, ku e vetmja vështirësi e Interit është zhbllokimi i rezultatit. Çka arrihet në gjysmën e pjesës së dytë, më pas është gjithçka e lehtë me Kandrevën që dyfishon rezultatin dhe trisin e Perisiçit.

SURPRIZË - Mbetet jashtë Ikardi për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e djathtë (Mauro kreu nxehmjen, më pas u ul në tribunë), edhe Lautaro nuk ishte në formë optimale: Luçiano Spaleti i beson shpejtësis­ë së Politanos e Keitasë (ky i fundit luan "pykë"), por mbi të gjitha Raxha Naingolani­t, duke u rikthyer (për nevoja teknike) te moduli 4-23-1. Interi që zotëron totalisht ndeshjen, Inzagi "urdhëron" të tijtë të qëndrojnë në gatishmëri në gjysmëfush­ën e tyre. Pavarësish­t lirisë që u jepet, zikaltrit nuk arrijnë të ndërtojnë me rregull. Një pjesë e parë me pak emocione, mbyllet me tentativën e Naingolani­t nga jashtë zone, por në tërësi nuk ofroi shumë emocione: mekanike manovra e Interit që arrin të "ndizet" vetëm me Keitanë.

NJË, DY, TRE - Pjesa e dytë nis pa zëvendësim­e. Në të 53ën Dzemaili përpiqet të befasojë

Handanoviç­in: tentativa nga 25 metra përfundon jashtë kuadratit. Ritmi i lojës rritet ndjeshëm, skuadrat luajnë më të hapura. Është momenti kyç i ndeshjes: minuta e 67-të, Politano driblon mes dy bolonjezëv­e dhe shërben në zonë Naingolani­n, i cili kontrollon

topin dhe me të djathtën fluturimth­i mposht Skorupskin. Edhe Bolonja kërkon të "zgjohet", por rrezikon sërish Interi: Keita, në të 76-ën, ka rastin të mbyllë llogaritë, por shpërdoron pak hapa larg portës me të djathtën pas një ngatërrese të Matielo- Danilo dhe

asistit të Perisiçit. Spaleti ndryshon: dalin Naingolan e Keita për Vesinon e Kandrevën (Interi kalon në 4-5-1) dhe… nuk gabon: italiani shënon në të 82-ën. Bolonja "gjunjëzohe­t". Perisiç e "vret" pas 4 minutash: me të djathtën bën tris. Fundi është histori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania