Panorama Sport (Albania)

Notat e Interit

-

HANDANOVIÇ 6.5 - U përgjigjet më së miri kritikave të javës së kaluar, shfaq reflekset dhe ofron sigurinë e duhur në daljet nga porta. D'AMBROZIO 6 - Angazhohet pak në fazën mbrojtëse, kërkon herë pas here të avancojë në sulm. Paraqitje e vakët. (nga 86' Vrsaliko pa notë).

DE VRAJ 6 - Qendërmbro­jtësi holandez administro­n zonën, nuk e vuan presingun e dy sulmuesve bolonjezë dhe qarkullon mirë topin.

SHKRINJAR 6 - I kujdesshëm në mbulim, gjatë aksioneve kundërshta­re dhe në goditjet standard: dominon në lojën në ajër.

AZAMOAH 6 - Shoqëron me vazhdimësi Perisiçin, por nuk arrin të ofrojnë cilësinë e zakonshme në fazën e shtytjes. GALJARDINI 6 - Bllokon një numër të madh të aksioneve të Bolonjës në mesfushë dhe rritet në nivel personal në pjesën e dytë. BROZOVIÇ 6 - Alternon lojën e bukur me shpërqendr­imet: qarkullon një numër të madh topash, ofron siguri edhe në mbrojtje.

POLITANO 6.5 - Një pjesë e parë pa shumë "shkëndija", pas pushimit rezulton vendimtar me një asist të bukur për Naingolani­n. NAINGOLAN 7 - Vendos firmën në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e re: më i rrezikshmi nga zikaltrit, shënon një gol prej bomberi (nga 77' Vesino pa notë). PERISIÇ 6,5 - Pjesë e parë anonime, në të dytën "zgjohet" dhe zikaltrit ndërrojmë marsh: shërben Kandrevën për golin dhe në fund feston edhe vetë. KEITA 5,5 - Shokët e skuadrës e kërkojnë shpesh në zonë, por ai nuk gjen lëvizjen vendimtare. Në fund shpërdoron edhe një rast të pafalshëm ( nga 79' Kandreva 6,5 - Debutim sezonal, "gjunjëzon" Bolonjën). TRAJNERI LUÇIANO SPALETI 6,5 - Vazhdon problemi me skuadrat e mbyllura, me modulin 4-2-3-1 sistemon Interin: secili vendoset atje ku duhet dhe pas avantazhit zikaltrit "torturojnë" Bolonjën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania