Panorama Sport (Albania)

Juventini Kutrone që nuk kaloi provën tek Interi

Vrasësi i të mëdhave me një nofkë fëmijërore

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

hjetë prekje i mjaftuan Patrik Kutrones për të shënuar golin e fitores ndaj Romës e për ngritur peshë "San Siro"-n. Që nga debutimi i vitit të kaluar, talenti i akademisë kuqezi ka shënuar 19 gola në 49 ndeshje si kuqezi, teksa vetëm 20 vjeç ëndërron të imitojë Inzagin apo Sheçenkon, paçka se idhulli i tij është Alvaro Morata. Sulmuesi është mësuar të ndëshkojë të mëdhatë, teksa Romës i ka shënuar dy herë në tri ndeshje për një total prej 84 minutash. Mes të mëdhave të Serisë A, vetëm Juventusi dhe Napoli janë ende të pamposhtur­a nga djaloshi i "tmerrshëm" i futbollit italian, por koha është e gjitha në favor të tij. I thjeshtë, i pjekur dhe kërkues ndaj vetes, Kutrone ka merituar një speciale nga "Gazzetta dello Sport", e cila ka zbuluar edhe disa nga sekretet e tij.

TOPI - Kutrone jeton për futbollin dhe për shumë vite në vend të arushit në krevat mbante një top. Këtë e ka konfirmuar dhe babai i sulmuesit, që gjithashtu ka qenë një futbollist në rininë e tij, por ndryshe nga i biri, ka luajtur mbrojtës.

INTERI - Jo të gjithë e dinë që Kutrone përpara se të përzgjidhe­j nga Milani, ka bërë një provim tek Interi. Brenda një pasditeje, gjithçka ndryshoi me kuqezinjtë që u treguan më të shpejtë se kushërinjt­ë, të cilët kishin dyshime mbi provën e djaloshit.

JUVJA - Sot është tifoz milanist, por siç e ka pranuar edhe vetë Kutrone në fëmijëri kishte një simpati për Juventusin, e cila u venit ndër vite me fanellën kuqezi veshur. Kutrone deklaron se e ka harruar "Zonjën", por një postim i gjashtë viteve më parë në rrjetet sociale demaskon pasionin për bardhezinj­të.

AKULLORET - Kutrone ka edhe një ritual që daton që nga koha kur luante për të rinjtë kuqezi. Pas çdo ndeshjeje, sulmuesi konsumon tek i njëjti lokal një akullore. Shijet variojnë, por "Nutella" dhe arra e kokosit mbeten të preferuara­t. Përzierja e dy shijeve ka bërë që të lindë edhe një e re, e cila tashmë quhet shija "Kutrone". Falë sulmuesit, lokali është shndërruar në një fole milanistës­h.

E DASHURA - Pak muaj më parë Gatuzo e këshillont­e të gjente të dashur. Ashtu si edhe në fushë, djaloshi nuk e bëri "dysh" fjalën e trajnerit dhe sot në krahun e tij është bukuroshja Katerina Sozi.

NOFKAT - Kur Kutrone ishte ende një fëmijë, daja e tij e quante "Pokemon", pavarësish­t se djaloshi nuk kishte lidhje fare me filmin me kartonë me të njëjtin titull. Nofka familjare tashmë i ka mbetur dhe këtë e ka zbuluar vëllai i Patrikut, Kristoferi,i cili vazhdon ta thërrasë me atë emër. Për milanistët, ai është "Pickimi i Grerëzës", një pseudonim, që ia ka ngjitur Karlo Pelegati, gazetari i njohur italian dhe tifoz kuqezi.

TATUAZHET - Përjetësim­i i kujtimeve në lëkurë është një tjetër pasion. Në parakrah ka të pikturuar hijet e një çifti dhe dy fëmijëve që shëtisin në breg-

det teksa dielli po perëndon. Poshtë shkruhet "Familje", sepse tatuazhi ka lidhje me prindërit dhe vëllain. Pas çdo goli Patriku puth tatuazhin, e pandryshua­r festa e tij në të gjithë golat kuqezi.

FANELLAT - Përveç nofkës, vëllai i Kutrones ka zbuluar se bomberi është edhe një koleksioni­st fanellash. "Më e bukura është ajo e Totit, kur Françesko ia dhuroi, Patriku u emocionua shumë. Me xhelozi ruan edhe fanellën e ndeshjes së parë në Serinë A, por përveçse atë të Milanit, ka edhe të Krotones, si ekipi i parë me të cilin u ndesh si sulmues kuqezi".

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e postimit të Kutrones në "Facebook", më 21 maj të 2012-ës: Milanistë, flisni shumë, por kush e fitoi kampionati­n! JUVENTUSI!!! <3 <3 Kështu që mos flisni!!!!
Faksimile e postimit të Kutrones në "Facebook", më 21 maj të 2012-ës: Milanistë, flisni shumë, por kush e fitoi kampionati­n! JUVENTUSI!!! <3 <3 Kështu që mos flisni!!!!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania