Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu fikson objektivat: Me Higuainin e çojmë Milanin në elitë

-

Ndeshja e parë sezonale nuk ishte në lartësinë e pritshmëri­ve, por Hakan Çalhanoglu është optimist për mundësitë e tij dhe sezonin e ri. Në një intervistë të gjatë për televizion­in e klubit, turku ka folur për ambiciet e tij dhe të ekipit pas ardhjes së pronarëve amerikanë.

Cili është gjykimi juaj për këtë fillim sezoni?

Ndeshja ndaj Xhenoas u shty për arsye që tashmë dihen dhe mendoj se ishte një vendim i drejtë. Ndaj Napolit isha i skualifiku­ar dhe takimin me Romën mezi e prisja. Ndeshjet në "San Siro" kanë rezultuar gjithmonë shumë emocionues­e për mua. Të lëmë mënjanë futbollin, si po shkon ambientimi me kulturën italiane?

Që kur kam ardhur te Milani jam munduar të flas gjithnjë italisht. Nuk është e lehtë, por progres kam bërë. Në fillim kisha vështirësi të mëdha, tani po shkon më mirë, jam bërë pak llafazan madje. (qesh). Milano ofron gjithçka një njeri mund të kërkojë, por është shumë i madh, të cilin duhet kohë që ta njohësh. Jam shumë i lumtur dhe më pëlqen ky qytet. Raporti me Gatuzon vijon të jetë si në sezonin e kaluar? Po, po, vazhdon të më këshillojë dhe e vlerësoj shumë këtë aspekt sepse jam një futbollist që ka nevojë të ndiejë besimin e trajnerit. Pavarësish­t nëse luaj mirë apo keq, ai gjithmonë gjen fjalët e duhura dhe më shtyn të jap maksimumin. Çfarë mendoni se mund t'i jepni Milanit në vitin e dytë si kuqezi? Dua të realizojë më shumë gola dhe asiste, por kjo nuk do të thotë që të mos punoj për mbrojtjen apo për skuadrën në tërësi. Jemi një grup i bashkuar dhe të gjithë jemi gati të ndihmojmë tjetrin në vështirësi.

Sa herë luan titullar, Milani nuk humbet. Si e shpjegoni? Nuk ka rëndësi kush zbret në fushë, sepse në fund të fundit fitoret, ashtu si edhe humbjet janë meritë e të gjithëve. Kur nuk luaj skuadra ka të njëjtën rëndësi për mua, teksa mungesa ime nuk i heq cilësi ekipit.

Rritja juaj, por edhe e Milanit, me sa duket, vijon apo jo? Po, por të gjithë mund të bëjmë më shumë. Unë përfitoj nga rasti për të falënderua­r shokët që gjithnjë më janë gjendur pranë. Ashtu si edhe trajneri, ata më flasin e kjo më bën të ndihem mirë dhe të punoj më shumë.

Çfarë u duhet kuqezinjve për të qenë një ekip më konstant?

Kemi rivalë të fortë në kampionat dhe të gjithë ekipet kanë investuar dhe janë rritur shumë. Duam të fitojmë sa më shumë takime për të arritur sukses dhe për të gëzuar tifozërinë tonë që nuk na e ka kursyer kurrë mbështetje­n.

Keni premtuar t'i "shërbeni" Higuainit, si është raporti juaj?

Së bashku me Kesin jemi një treshe që kalon shumë kohë bashkë edhe jashtë fushe. Nga stërvitjet kam nisur të kuptoj se si lëviz dhe si duhet shërbyer. Ky është një aspekt i rëndësishë­m, ndaj do mundohem të jem sa më i dobishëm për Gonzalon. Ai është një kampion që mund të na japë shumë.

Mesfushor, fantazist, sulmues krahu, cili është roli juaj i preferuar?

Atë që i shërben më shumë skuadrës. Në fakt mund të luaj në disa pozicione, por trajneri është Gatuzo dhe në fund është ai që vendos ku dhe si duhet të luaj.

Praktikish­t jeni gati për sezonin e konfirmimi­t tuaj? Shpresoj shumë të jetë një vit pozitiv për Milanin dhe për mua. Dua që të vazhdoj në të njëjtat ritme të gjysmës së dytë të sezonit të kaluar. Gjatë verës kemi punuar shumë në këtë sens dhe ndiej besimin e trajnerit, shokëve dhe tifozëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania