Panorama Sport (Albania)

Marshojnë Liverpuli dhe !elsi, #poker% fitoresh

Siti s fal, oker me një supergol lumturon sheikun Mansur

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Poker në tavolinën jeshile të Premier Ligës për Çelsin e Mauricio Sarrit. Pikë të plota për trajnerin italian në aventurën e parë angleze, i cili pas 4 javësh ka 12 pikë dhe udhëheq kampionati­n me Liverpulin. Fitorja 2-0 ndaj Bornmëthit është fryt i këmbëngulj­es, por edhe i zëvendësim­eve të duhura të trajnerit toskan. Për 70 minuta vuajnë të gjejnë golin, por me Zhirunë dhe Pedron janë një tjetër skuadër. Një kombinim i të dyve sjell golin e parë me spanjollin që e dërgon në rrjetë. Pastaj Hazard dyfishon rezultatin për të qetësuar blutë e Londrës në fundin e ndeshjes. Por nuk ishte kaq e lehtë në start, pavarësish­t 73% të zotërimit të topit. Uillson dhe Ake shpërdoroj­në pafund para portës së Kepas dhe blutë përfitojnë në fund. Më mirë se kaq, nuk mund të bënte Sarri në startin e kampionati­t anglez.

LIVERPULI OK- Vazhdon ecuria pozitive e Liverpulit, i cili në javën e katërt të Premier Ligës arrin po kaq fitore dhe vendos një rekord. Hera e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë ishte në vitin 1990 dhe Liverpuli atëherë fitoi titullin. Dhe gjithçka për të kuqtë u vulos në pjesën e parë të ndeshjes, ku u shënuan të dy golat. Rasti i parë që në minutën e tretë, kur Firmino depërton në zonë dhe godet. Shmajkel e ndal, por Salah nuk përfiton. Por në minutën e 10-të Liverpuli gjen golin. Robertson "fluturon" nga krahët dhe kroson bukur. Mane kontrollon mirë dhe i vetëm përballë portierit e kalon, duke e dërguar në rrjetë. Leiçester mbledh forcat dhe reagon në minutën e 23-të, por Grej ndalet në mënyrë spektakola­re nga Alison. Në fundin e pjesës së parë Salah zgjohet dhe lëshon një goditje të fortë, por Shmajkel i thotë sërish jo. Por nga ky rast vjen goli i dytë. Korne nga e djathta, Madison humbet Firminon dhe braziliani gjen golin e parë sezonal. Por ndeshja rihapet në pjesën e dytë, kur Alison tenton një driblim dhe humbet topin. Tifozët në internet e quajnë Kariusi i dytë. Ia dhuron Iheanaços dhe ky i fundit pason për Ghezal, që me portën e boshatisur nuk gabon. "Dhelprat" tentojnë të barazojnë, por nuk ia dalin.

SITI S'FAL- Një supergol i Uokerit i ka dhuruar Sitit 3 pikë të arta ndaj Njukasëlli­t në 10-vjetorin e blerjes së klubit nga sheiku Mansur. Në 1 shtatorin e vitit 2008 shpenzoi 200 milionë paund për të blerë skuadrën, e cila tani është një nga më të fortat në botë. Djemtë e Guardiolës e nisin

mjaft mirë duke gjetur golin me Sterling, por barazohen nga Jedin. Pjesa e parë përfundon 1-1, ndërsa në të dytën Uoker lëshon një predhë, e cila ndalet në rrjetë. Rafa Benitez po kalon moment të vështirë me Njukasëlli­n e tij dhe rrezikon shkarkimin, ndërsa Pep shijon performanc­at e shkëlqyera në pritje që të ngecen Çelsi dhe Liverpuli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania