Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e nis me humbje, na thyen Holanda

Trajneri Tarja pranon diferencat: Niveli shumë i lartë

- ARTIN LLESHAJ

hqipëria e nisi me humbje aventurën e saj në fazën finale të Kampionati­t Europian U-19, në volejboll për femra. Përfaqësue­sja jonë, e cila drejtohet nga Roland Tarja, u thye me rezultatin 3-0 (25-11, 2513, 25- 15) nga Holanda, në një takim që zgjati 64 minuta dhe që u dominua plotësisht nga skuadra e tulipanëve. Një debutim jo i mirë ky për vajzat kuqezi, të cilat u dukën shumë inferiore në lojë ndaj përfaqësue­ses holandeze dhe nuk mundën dot të rivalizoni­n. Lojtarja më e mirë e takimit u zgjodh holandezja Anik Meijers, me 15 pikë të realizuara. Kjo ndeshje u zhvillua në Durrës, në sallën sportive "Dhimitraq Goga" dhe ra në sy prezenca shumë e pakët e publikut shqiptar, ndërkohë që të pranishëm ishin dhjetëra tifozë holandezë, të cilët krijuan një atmosferë të bukur duke përkrahur skuadrën e tyre dhe të krijohej ideja se ndeshja po zhvillohej në Holandë e jo në Shqipëri. Shqipëria do të zbresë sërish sot në parket, ku në orën 17:30 do të ndeshet me Bjellorusi­në, takim i cili do të zhvillohet sërish në Durrës, në sallën sportive "Dhimitraq Goga" dhe Shqipëria do të kërkojë të marrë fitoren e parë në këtë Europian.

NDESHJA - Seti i parë nis me të dyja skuadrat që luftojnë fort në çdo pikë. Shqipëria fillimisht reziston, duke ju përgjigjur nivelit të kundërshta­rit, ku shkojmë në shifrat 89 për holandezet, por më pas Holanda e rrit ndejshëm ritmin e lojës së saj dhe dominon plotësisht në lojë, duke e fituar setin e parë me rezultatin 25-11. Seti i dytë vazhdon të luhet nën diktatin e tulipanëve. Vajzat kuqezi përpiqen të rezistojnë në pikët e para, por diferencat në parket ndërmjet dy skuadrave janë të dukshme dhe Holanda dominon duke e fituar edhe këtë set me rezultatin 25-13. Edhe seti i tretë nuk ka shumë ndryshim nga dy setet paraardhës­e, ku është sërish kombëtarja holandeze ajo që kontrollon gjithçka në lojë dhe arrin të fitojë lehtësisht 25-15, duke e mbyllur të gjithë sfidën me një triumf 3-0.

FLET TRAJNERI ROLAND TARJA - Në përfundim të takimit, trajneri i Shqipërisë, Roland Tarja, u duk shumë i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij dhe pranon diferencat e mëdha ndërmjet

dy ekipeve. Për "Rtsh sport", Tarja u shpreh kështu: "Luajtëm mirë vetëm në fillim të setit të parë, më pas u dalluan qartë diferencat e mëdha ndërmjet dy skuadrave, me Holandën që luante një lojë shumë të shpejtë dhe skuadra jonë që përbëhet me lojtare që

vijnë nga kampionati shqiptar e nuk mundi t'i përgjigjej dot ritmit të kundërshta­rit. Në këto sfida del në pah niveli shumë i ulët i kampionati­t tonë kombëtar dhe vajzat hasin vërtet shumë vështirësi, pasi ndeshjet ndërkombët­are kanë një nivel shumë herë më

të lartë. Ne gabuam në shërbim dhe qendrat nuk funksionua­n në mënyrën e duhur. Gjithashtu, të vjen keq të shikosh një numër kaq të ulët spektatorë­sh, ku madje mungonin edhe familjarët e lojtareve", përfundoi trajneri i ekipit U-19 të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania