Panorama Sport (Albania)

Reali super, Benzema e Bejl “fshijnë” Ronaldon

Debuton Kurtua, "galaktikët" tani duan dhuratë nga Hueska

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Goleadë e Realit. Pa Ronaldon kanë ril indur Bejl dhe Benzema, të cilët udhëheqin "Los Blancos" në suksesin e tretë radhazi në kampionat. Tre golat e tyre mjaftuan për të mundur Leganesin, që rezistoi vetëm për 45 minuta. Por, pastaj skuadra e Lopeteguit bëri gjithçka në pjesën e dytë pas barazimit momental të Karijos nga penalltia. Pas fitores 4- 1, madrilenët qëndrojnë në krye të tabelës, duke pritur ndeshjen e Barcelonës. STAFETË NË PORTË- Debuton në portën madrilene portieri belg Kurtua, ndërsa Navas pavarësish­t se fitoi çmimin si portieri më i mirë në Europë, u ul në stol. Me modulin 4-3-3, Modriç ishte titullar me Krosin dhe Kasemiron.

E HAP BEJL- Nisje shumë e mirë për madrilenët, të cilët nisën lojën me një ritëm të jashtëzako­nshëm, duke tronditur kundërshta­rët. Bejl shërbehet mjaft mirë nga Karvahal dhe nuk gabon, duke shënuar një super gol. Goli i tretë i uellsianit kundër Leganesit në po kaq ndeshje të luajtura. Por, Reali gabon pa e siguruar fitoren e ndeshjes. Kasemiro shkakton një penallti dhe i lejoi miqtë që të vendosin ekuilibrin e përkohshëm nga pika e bardhë me Karijon. BENZEMA SPEKTAKËLR­eali e kishte të vështirë të gjente hapësira në mbrojtjen e Leganesit që ngriti barrikadën. Emocionin e vetëm në fundin e pjesës së parë e dhuron Benzema, por ndalet nga reflekset e Kuelar. Por, francezi shkëlqen në pjesën e dytë, i cili godet me kokë pas krosimit të Asensios dhe firmos avantazhin për Realin. Ajo që ndodhi në pjesën e parë ishte thjesht një gabim, sepse Reali transformo­het

dhe krijon raste pafund me Krosin dhe Bejlin. Pastaj Benzema gjen sërish golin e dytë dhe konfirmon momentin pozitiv që po kalon në këtë fillimsezo­ni. Dhe festivalin e golave e vulos Ramos, i cili paraqitet në pikën e bardhë të penalltisë pas një faulli ndaj Asensios. Si për ironi të

fatit në të njëjtën kohë luante edhe Juventusi i Ronaldos ndaj Parmës dhe portugezi ende nuk gjeti rrugën e rrjetës. Në Madrid shkëlqenin ishshokët e tij. Benzema dhe Bejl në këto 3 ndeshje numërojnë 7 gola (4 francezi dhe 3 uellsiani), ndërsa Kritiano nuk e ka gjetur ende rrjetën me fanellën

bardhezi. Serxho Ramos është i lumtur për këtë ecuri të skuadrës. "Më vjen mirë që shënojmë të gjithë. Sezoni është i gjatë dhe golat e skuadrës do të na duhen për të arritur objektivat. Porta? Kurtua është super portier, por nuk duhet të harrojmë sezonet e mira që ka bërë Navas", tha Ramos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania