Panorama Sport (Albania)

Juve nuk fal, Interi ia del pa Ikardin

Manxukiç gol e asist, festa e parë e Ronaldos shtyhet përsëri

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Juventusi fiton 2-1 në "Tardini" dhe kryeson me pikë të plota pas 3 javëve të para. Zhbllokon Manxukiç që në minutën e dytë dhe vulos Matuidi. Alegri shkon në 9 pikë, mjaftueshë­m sa për të kryesuar, por rrezikon të kalojë dy javë duke menduar sesi Kristiano Ronaldo vazhdon të mos shënojë, madje është edhe më pak i rrezikshëm sesa në "të parën" me Kievon.

MANXU-ZHERVINJO - Stadiumi i Parmës është plot që në nxehmje, por Manxukiç i hesht që në minutën e dytë, duke shënuar një gol të çuditshëm. Nga një krosim i Kuadrados nga e djathta, goditja e tij me kokë përplaset tek Iakoponi dhe mbetet atje, në ajër. Sepe nuk del dhe Marione i vetëm, dehet nga devijimi. Shumëkush mendon se përfundoi gjithçka, por nuk i ka bërë llogaritë me shpirtin e Parmës dhe problemet në mbrojtjen e Alegrit. Parma bën tri sulme të rrezikshme radhazi (Zhervinjo, dy goditje të Stulac ndaj të cilave Juve shpëton me traversën dhe me një Shezni të pasigurt) dhe në fund barazon. Në minutën e 33-të vjen goli i Zhervinjos që devijon në rrjetë një krosim të Gobit të devijuar nga Ingleze. Pjesa e dytë nis me disa aksione "made in Ronaldo" dhe një goditje jashtë të Khedirës. Juve nuk shënon dhe Alegri fut Duglas Kostën. Në minutën e 58-të vjen dhe goli i avantazhit me Matuidin, me një të majtë fantastike poshtë traversës, i shërbyer nga

Aleks Sandro dhe thembra gjeniale e Manxukiçit. Këtu ndryshon ndeshja e Juves që rrezikon të shënojë edhe golin e tretë me Kostën (e ndali shtylla).

NDESHJA E CR7 - Kristiano e kërkoi shumë golin, më shumë sesa në dy ndeshjet e para, por u përplas kundër

mbrojtësve të Parmës, të rreshtuar në dy linja përpara Sepes. Luajti shumë në qendër në pjesën e parë dhe në të majtë në të dytën. Mbi të gjitha, ishte i pafat dhe jashtë kohe, gati i burgosur nga një mallkim. I shkoi pranë golit me një goditje me kokë, më pas nuk mbërriti

pas një prekjeje të Khedirës dhe dërgoi jashtë një tjetër top që për të nuk ka qenë kurrë i vështirë. Në fund hyri edhe Dibala, në stolin e dytë radhazi, duke rikompozua­r "Dibaldo"-n për 10 minuta. Por në tërësi Paulo e pa ndeshjen numër 100 në Serinë A me Juven si anonim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania