Panorama Sport (Albania)

Fiton Partizani, zbulohet kërcënimi ndaj FSHF- së dhe Skënderbeu­t për merkaton

“Lufta” me spanjollët, Lici: Ja si e zgjidhëm çështjen e Çinarit

- ILIR CARA

Partizani vazhdon t'i bëjë me "zemër" dashamirës­it e tij, pasi vijon me stilin e fitoreve të vuajtura. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Kastriotit, ku të besuarit e traperit Gega fituan minimalish­t 10 ndaj Kastriotit, me gol të Jasir Asanit, në minutën e 13-të. Me stilin e lojës që zhvillojnë të kuqtë ia komplikojn­ë shumë punën vetes dhe vetëm ndërhyrja vendimtare e Gojkoviçit në minutën e 86- të, që i largoi Atsinës topin nga këmba brenda zonës, bëri që Partizani të korrë trepikëshi­n e dytë radhazi. Partizan cinik. Partizan që gabon dhe shpërdoron shumë, por në futboll rëndësi ka rezultati dhe këtë mision "demat"e realizuan me sukses edhe ndaj Kastriotit. Takimi u zhvillua në një atmosferë të zymtë, pasi luhej pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit që Disiplina i ka dhënë Partizanit për trazirat e shkaktuara në transfertë­n e Korçës. Me trepikëshi­n e djeshëm, skuadra ka kapur ritmin e pretendent­eve. Duke qenë se është fillimi i sezonit dhe kërkohet pak kohë që lojtarët të ambientohe­n dhe harmonizoh­en me njëritjetr­in dhe me frymën e re të trajnerit Gega, rëndësi kanë pikët në këtë moment. Ndërsa, Kastrioti u mundua shumë që t'u bëjë ballë "demave" dhe me pak kujdes mund të merrte edhe pikën, pasi fundi i takimit foli për miqtë.

PJESA E PARË- Të dy trajnerët e nisën ndeshjen me skemë sulmuese, kështu që dukej qartë që nuk do të luhej në mbrojtje. Si Gega, por edhe Plori vinin me disa modifikime në formacion në krahasim me ndeshjet paraardhës­e. Takimi nis me Partizanin në sulm, i cili duket se ka qëllim që ta gjejë sa më parë golin. Trashi, Telushi, Mala, Asani dhe Hebaj vështrojnë nga porta mike, por krutanët arrijnë të rezistojnë. Por, rezistenca e tyre thyhet në minutën e 13-të, ku Esat Mala bëhet protagonis­t me shpërthimi­n në krahun e majtë dhe në fund jep një asist për Asanin në të djathtë, i cili e finalizon me sukses. Goli u jep më shumë besim të kuqve, që dominojnë ndaj kundërshta­rit, i cili ka vështirësi nga e majta e sulmit të Partizanit, pasi Trashi dhe Mala në çdo aksion përbënin rrezik. Loja e të kuqve u përqendrua kryesisht në të majtë, mbase aty shikonin edhe pikën më të dobët të kundërshta­rit. Në minutën e 29- të krutanët humbën një mundësi "të artë" për të barazuar me Rahim, i cili nuk shfrytëzoi gabimin e Gojkoviçit në kthimin e topit prapa. Partizani dominon lehtë, por loja mbetet e ngadaltë dhe e lexueshme. Hebaj vijon të jetë i izoluar, duke mos u ingranuar në lojën e ekipit. 1-0 mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Të dy trajnerët u besojnë formacione­ve

që nisën takimin, por shumë shpejt ndryshojnë mendim, pasi në kuadrin e 20 minutave, 53-73, i kryejnë tre ndërrimet e mundshme. Niveli i pjesës së dytë është më i ulët dhe kjo edhe për faj të Partizanit që instinktiv­isht kthehet prapa, ndërsa krutanët nuk e kanë

forcën e duhur për të vënë nën presion kundërshta­rin. Gjithsesi, Partizani tenton me disa goditje të befasishme, por pa ia arritur qëllimit. Hebaj ia lë vendin Mensah, por edhe ganezi nuk përbën ndonjë rrezik për miqtë. Hila dhe Asani ia lënë vendin Bardhit

dhe Kodrës, ku skema ndryshon herë pas here. Pika referuese e Partizanit dhe lojtari që mbajti peshën dje ishte Esat Mala, që vrapoi shumë duke mbuluar, por edhe duke ndërtuar dhe nxjerrë ekipin para portës krutane. Trajneri Plori guxoi deri në fund, pasi edhe

ndërrimet i bëri në sulm dhe Atsina mund ta nderonte Kastriotin në minutën e 88-të, por në fund ndalet nga Gojkoviç. Në krahasim nga një javë më parë, të dyja ekipet treguan përmirësim, por në fund buzëqeshja u shkoi të besuarve të trajnerit Skënder Gega.

 ?? Foto: LSA ?? Të kuqtë duke festuar golin e Asanit ndaj
Kastriotit
Foto: LSA Të kuqtë duke festuar golin e Asanit ndaj Kastriotit
 ??  ??
 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar golin e Asanit
Fotot: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar golin e Asanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania