Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Kjo është skuadra ime, jam i kënaqur me fitoren

TRAJNERI BAVAREZ NUK FSHEH GËZIMIN PAS DY FITOREVE RADHAZI

-

Kroati që drejton Bajernin ishte shumë i lumtur pas ndeshjes së fituar me rezultatin e pastër 0-3. Skuadra bavareze ndryshe nga ndeshja me Hofenhaimi­n, bindi në lojë dhe në rezultat duke mos vënë asnjëherë në dyshim takimin. Golat e Goretckës, Myler dhe Levandovsk­it i dhanë Bajernit fitoren e dytë sezonale, duke e renditur atë në vendin e parë me një golavarazh prej 6 golave të shënuar dhe vetëm një të pësuar. Për mikrofonat e "Sky", Kovaç u shpreh se ishte shumë i kënaqur me rezultatin e ndeshjes. "Jam shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës. Sot (dje) treguam se mund të luajmë mirë dhe të shënojmë gola. Kompliment­et e mia lojtarëve që sot treguan një futboll shumë atraktiv përballë një kundërshta­ri të fortë, siç është Shtutgarti. Të luash në fushën e tyre, nuk është asnjëherë e thjeshtë dhe kjo u pa edhe sonte (dje). Tani kemi pushimin dhe më pas do të përgatitem­i për ndeshjen e radhës ndaj Leverkusen­it në Mynih".

PËR CILËSITË E LOJTARËVE

"Lojtarët treguan se janë të një niveli shumë të lartë. Të jesh trajner i Bajernit nuk është e lehtë, më duhet të lë në shtëpi shumë lojtarë të mirë, kjo të lëndon shumë. Por, kur numri i ndeshjeve do të shtohet, atëherë më duhet të bëj rrotacion. Nuk kam asnjë rrugë tjetër (qesh)".

PËR ZËVENDËSIM­ET E ROBENIT DHE RIBERISË

"Në fakt doja që ta lija Arjenin të luante deri në fund. Por, kur rezultati shkoi 03, atëherë mendova që do të ishte më mirë sikur ta kurseja dhe vendosa ta zëvendësoj­a. Duan të luajnë edhe të tjerët. Besoj se situata të tilla ka edhe te 17 skuadrat e tjera të Bundesligë­s. Nuk e kuptoj pse kjo gjë është çështje vetëm te skuadra jonë, ju siguroj që këto gjëra janë normale në çdo skuadër. Ndonjëherë ju gazetarët mundoheni t'i fryni zjarrit më shumë seç duhet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania