Panorama Sport (Albania)

Shpëton Murinjo, Mustafi rrezikon prej “shqiponjës”

Hirushja Uotford trondit edhe Spërsat, Arsenali fitore dramatike

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zhoze Murinjo shpëton dhe duket se për momentin kapërcen momentin më të vështirë në stolin e Junajtid: një dopietë e Lukakut në pjesën e parë (27' dhe 44') i lejon Mançester Junajtid që të fitojë 2-0 në shtëpinë e Bërnlejt dhe hedh pas krahëve një prej javëve më të vështira të këtyre viteve të fundit. Një sukses i padiskutue­shëm, i cili mund të merrte përmasa edhe më të mëdha, por "djajtë e kuq" kanë një aftësi të veçantë për t'ia ndërlikuar jetën vetes: penalltia e humbur nga Pogba në minutën e 69-të dhe kartoni i kuq i Rashfordit dy minuta më vonë, për një përplasje kokë më kokë me Bardslejn përpara syve të arbitrit Mos, e detyruan Murinjon që të shikojë disa herë orën në 15 minutat e fundit. Portugezi del si triumfues nga "Turf Moor": duartrokit­jet e tifozëve, të cilët "Special One" shkon për t'i falënderua­r në fund të ndeshjes, rikonfirmo­jnë se populli i Mançesteri­t është në anën e tij. Banderola e ngritur në fluturim nga një avion i vogël 20 minuta përpara ndeshjes me diçiturën "Ed Uduard specialist në dështime" jo vetëm që vjedh një frazë ironike të Murinjos, por shpjegon se cilat janë ndjenjat e tifozëve ndaj administra­torit të deleguar të klubit.

LUKAKU - Në ditën e gjykimit, Murinjo ripropozon modulin 4- 3- 3 dhe i beson gardës së tij pretoriane. Një emër mbi të gjithë: Felaini. Fred, e vetmja blerje në verë, është në stol. Junajtid e nis me marsh të pestë dhe has pak rezistencë përballë një Bërnlej që sapo është eliminuar nga "play-off"et e Ligës së Europës dhe përveçse i plagosur, është edhe i lodhur. Lingard shpërdoron golin e avantazhit në 3'. Një minutë më vonë provon Shou dhe më pas vijnë koret e para për Murinjon. Lingard riprovon, por nuk ka fat. Por, në minutën e 27-të "djajtë" zhbllokohe­n: kros i ëmbël i Sançezit dhe devijim i shkëlqyer i Lukakut. Hart shmang 2-0 ndaj Lukakut, por në fund të pjesës së parë, sulmuesi belg arrin të dyfishojë.

VUAJTJET - Rinis me Bërnlejn me më shumë ritëm dhe aktivizimi i Voks i jep gjallëri sulmit të "Clarets". Goditja e tij me kokë në të 63-ën detyron De Gean që të bëjë pritjen e parë të vërtetë. Në të 69-ën Lenon pengon Rashfordin. Penallti e pastër. Pogba merr topin dhe e sistemon: por,

goditja e francezit pritet nga ish-"qytetari" Hart. Dy minuta më vonë çmenduri e Rashfordit dhe karton direkt i kuq. Inferiorit­eti numerik e detyron Junajtid që të mbyllet dhe Bërnlej sulmon. Por është Lukaku ai që humbet shansin e 3-0 në kundërsulm. Dy pritje të De

Geas ndaj Voksit certifikoj­në gabimin e Dajçit që nuk e hodhi sulmuesin nga minuta e parë dhe Mou falënderon.

TOTENHEMI - Zhgënjen Totenhemi që mundet 2-1 në fushën e Uotfordit. E bëjnë gjithçka vendësit në pjesën e dytë. Në fillim i vështirëso­jnë jetën vetes me një autogol të Dukuresë, pastaj përmbysin me Dinej dhe Ketkart. Skuadra e Havi Grasias është surpriza e vërtetë e kësaj pjese të parë të kampionati­t anglez: pas 4 javësh renditen me pikë të plota në krye me Liverpulin dhe Çelsin. Për djemtë e Poçetinos

një ndalesë e shëmtuar.

ARSENAL - Buzëqesh në fakt skuadra tjetër e Londrës, Arsenali, që kalon me sukses 3-2 në shtëpinë e Kardifit në fund të një ndeshjeje të tejzgjatur, e cila dukej e vështirësu­ar, pasi shpërdorua­n një avantazh të dyfishtë (falë golave

të Mustafit dhe Obamejangu­t që iu përgjigjën Kamarasa dhe pastaj Uard). Në fund, Lakazet me një goditje fantastike u dha 3 pikët vendimtare "topçinjve" të Unai Emerisë, të cilët ngjiten në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Junajtid i Murinjos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania