Panorama Sport (Albania)

Cungu: Zoti dhe Rexhinaldo na nderuan

-

Armando Cungu, ndryshe nga rryma. Pas ndeshjes, pranon se skuadra e tij e pati të vështirë të fitonte me Tiranën. Fati, Zoti dhe Rexhinaldo sipas shkodranit vendosën lojën. Gjithsesi, trajneri i Kukësit për "Supersport" pohoi se skuadra e tij nuk duhet të fluturojë, por të marrë një nga një ndeshjet. Ja prononcimi i tij në "Gol pas Goli"...

Cinikë sot, tre gola dhe mund të shënonit edhe më shumë…

Në përgjithës­i, të fitosh 3- 1 ndaj Tiranës, të gjithë do ishin të kënaqur. Aq më tepër që më në fund arritëm të shënonim. Edhe dy ndeshjet e para i kemi bërë më të mira se kundërshta­rët, por kemi shpërdorua­r dhe na ka penalizuar finalizimi. Faleminder­it djemve dhe Zotit që u zhbllokua Rexhinaldo. Mund të shënonim edhe me rastin e Harbës, por u ngutëm në disa moment. Me pak qetësi, mund ta kapnim kundërshta­rin prapa shpine, pasi pika më e dobët e Tiranës është qendra e mbrojtjes.

Çfarë i duhet Kukësit që të jetë për titull?

Kukësit i duhet të punojë shumë më tepër, duhet të jemi shumë më seriozë, më të thjeshtë dhe pak fat, se nuk e kemi pasur me vete në dy ndeshjet e para. Kampionati nuk është i lehtë. Nuk mund të rrish i qetë para asnjë ekipi dhe duhet të jemi shumë seriozë, duhet t'i marrim ndeshjet një pas një. Dy javët e para nuk gabuam në lojë, por te pikët, aty ku ka rëndësi.

Ndeshja ishte shumë e lehtë për t'u fituar. Jeni i surprizuar me Tiranën?

Nëse doni të dini të vërtetën, nuk m'u duk e lehtë Tirana. Në 30 minutat e para, me vendosjen e tyre në fushë, na surprizoi sepse nuk po mbyllnim dot zonat dhe ne ishim nervozë. Erdhi goli dhe u prishën balancat e më vonë, me futjen e Kalasë, arritëm të gjenim ekuilibrin. Tirana u mundua të luante futboll, kishte qarkullim topi, por natyrshëm edhe ata patën defektet e tyre, të cilat ne i shfrytëzua­m. Nuk bëjmë mirë të paragjykoj­më asnjë ekip. Ka lojtarë që kanë eksperienc­ë dhe ndoshta i duhet kohë edhe Tiranës. E kuptoj, fillojnë 10 ekipe dhe të gjitha janë për kampion. Duhet të jemi të logjikshëm, t'i japim kohë, pavarësish­t dëshirës që kemi për të dalë kampionë. Paçka dëshirës, Tirana nuk është gati për titullin, por jo se është ekip i lehtë. Ju kujtua ndeshja me Laçin kur shkuat 2-1?

Në futboll nuk ka kurrë siguri. Eksperienc­at kanë treguar edhe epërsi me 3 gola dhe më pas janë përmbysur. Nuk është e lehtë, duke parë emrin e Tiranës. Patëm një neglizhenc­ë kur shkuam 2-1, pasi kishte edhe shumë minuta, ndaj pata frikë. Fati ynë ishte, sepse shënuam golin e tretë shumë shpejt dhe ndoshta u dorëzua edhe Tirana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania