Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi merr topin në shtëpi

-

Kukësi mposhti Tiranën me rezultatin 3-1 në takimin e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Tripleta e sulmuesit Rexhinaldo i dha fitoren skuadrës verilindor­e. "Mendoj se e para është fitorja për skuadrën. Kur shkoj në fushë, mendjen e kam vetëm të ndihmoj ekipin, nëse shënoj është mirë, mundohem të bëj më të mirën dhe nëse shënoj është e mirë për skuadrën", është shprehur në fillim mozambikas­i.

Për Kukësit, kjo ishte fitorja e parë në kampionat, ndërkohë që në fundin e ndeshjes Rexhinaldo ka marrë me vete edhe topin e ndeshjes.

"E kaluara? Tani dua të flas për Kukësin, faleminder­it për mundësinë që më dha. Kukësi është ekipi më i madh që luan për titull. Fatmirësis­ht fituam dhe do të pushojmë tani e më pas të mendojmë për ndeshjet e radhës", tha Rexhinaldo, i cili vazhdon të konsideroh­et si lojtari më i mirë i kuksianëve. "Nuk e di ende cilët janë rivalët se ka shumë skuadra të mira. Tani po mendoj vetëm për Kukësin, se edhe Skënderbeu, Partizani e Flamurtari luftojnë për titull. Unë mendoj vetëm për Kukësin dhe objektivat tona. Do të shkoj në Kombëtare dhe kur të kthehem do të mendoj për t'u kthyer përsëri dhe për të dhënë më të mirën për Kukësin", ka vazhduar më tej sulmuesi. Më mirë nuk kishte ku shkonte në këtë takim për 28-vjeçarin, i cili ashtu si në sezonin e kaluar edhe këtë sezon do të luftojë për "Këpucën e Artë". "Jam sulmues dhe kur jam në fushë, mendoj për ekipin, luaj edhe në mesfushë nëse duhet, jam qendërsulm­ues. Dua të ndihmoj ekipin, ndaj jap më të mirën kudo më kërkohet", u shpreh Rexhinaldo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania