Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: S’ka rezultate, klubi të më shkarkojë

“Luajtëm si pula. Edhe tetëvjeçar­ët nuk pësojnë gola si ne”

- SENAD NIKSHIQI

“Nuk ka më justifikim për mua dhe lojtarët. Luajtëm si pula, pësojmë gola që edhe tetëvjeçar­ët nuk i pësojnë". Ka qenë i drejtpërdr­ejtë trajneri i Tiranës, Ze Maria, në fund të ndeshjes me Kukësin. Në emisionin "Gol pas Goli" në "SuperSport", trajneri zbuloi se në ekip do të nisë një revolucion i vërtetë. Braziliani u shpreh se ekipi i tij duhet të ndryshojë, sepse tani nuk ka justifikim­e. Ze Maria pohoi se nëse rezultatet nuk vijnë, e pret shkarkimin nga klubi.

Keni kërkuar kohë, pas javës së tretë do shihni Tiranën, kjo është një humbje e rëndë?

Kemi luajtur si pula, kemi pësuar tre gola nga një skuadër, por ne nuk mund të pësojmë tre gola. Të marrësh pas një goditje këndi, siç na ndodhi ne, as fëmijët 8-vjeçarë nuk e pësojnë, nga një goditje këndi mbetëm të ndalur, e pësuam edhe vjet me Kukësin njëlloj. Më pas gabuam në momentin kur mund të barazonim. Duhet të përmirësoh­emi shumë. Është një humbje që ka ardhur me gola shumë të rëndë. Kam premtuar që pas javës së tretë do ta shihni Tiranën e vërtetë, por tani as unë dhe lojtarët nuk mund justifikoh­en. Nuk ka kohë më kohë për justifikim­e. Tani e tutje, zgjedhjet do t'i bëjë unë për sa u përket ndeshjeve, duke mos pasur asnjë dyshim.

Pse kush i ka bërë zgjedhjet deri tani?

Është një mënyrë të thëni, deri tani kanë luajtur të gjithë lojtarët dhe nuk ka më justifikim­e. I kemi njohur dhe të gjitha skuadrat. Përfundon periudha e justifikim­eve, nuk ka më kohë. Do të luajnë më të mirët.

Humbja e sotme ishte për meritë të kundërshta­rit apo për gabime në mbrojtje të Tiranës?

Ishte më lart se ne. Nëse skuadra fiton 3- 1, atëherë do të thotë që është superiore nga tjetra. I kemi ndihmuar edhe ne me gabimet tona. Kukësi duket më lart se Tirana, që nuk duket akoma për Superioren. Jemi akoma shumë larg asaj që ne duhet të jemi. Kemi ndeshjen e Kupës për t'u rikthyer, duhet të përmirësoh­emi dhe të ngjitemi sa më lart.

Deri tani nuk kanë luajtur ata që e meritojnë?

Është normale t'u jap mundësi të gjithëve. Trajnerët nuk mund të gjykojnë lojtarët pa luajtur. Deri tani kanë luajtur të gjithë. Nga tani e tutje do të luajnë të gjithë lojtarët që e meritojnë.

Cila vendosje ishte më e mirë, ajo pjesës së parë apo e pjesës së dytë?

Ne kemi luajtur me 4- 33. Kemi luajtur me 4- 3- 2- 1 për shkak të ndryshimev­e në merkato. Edhe në pjesën e dytë ku luajtëm disi më mirë, kemi bërë gabime të rënda. Do të shikojmë kur të vijë Oduamadi dhe më pas do të vendosim për skemën e përshtatsh­me, por duhet të vlerësojmë gjithë ekipin.

Tri ndeshje dhe tre formacione të ndryshme. Jeni i qartë me çfarë lojtarësh do të vazhdoni?

Sigurisht që tani kam idetë e qarta. Ju e dini filozofinë time të lojës. Kemi përdorur të gjithë lojtarët. Gjërat i kam të qarta për momentin, ndërkohë që do të vendos për formacioni­n bazë. Shumë lojtarë as unë nuk i njihja dhe as ata nuk e njihnin Kategorinë Superiore, por që është shumë e rëndë për ta.

- Si ndiheni që golin e parë për Tiranën e shënon një 17- vjeçar?

Fola edhe me bashkëpunë­torët e mi. Më ka bërë përshtypje ky fakt, që golin e shënoi një djalosh. Ne na duhen lojtarë të tillë, që me atë pafajësinë e moshës, kanë dëshirë për të luajtur. Këta lloj lojtarësh dua në fushë. Ata dhe më ekspertët që kërkojnë të japin maksimumin, unë do t'i aktivizoj. E rëndësishm­e është që të bëjnë mirë.

Çfarë duhet të bëjë klubi me ju në qoftë se skuadra vazhdon me të njëjtin ritëm rezultates­h?

Duhet të shkarkojnë trajnerin, sepse nuk mund të sillem vërdallë dhe të kërkoj justifikim­e. Nëse rezultatet nuk vijnë, ai që e pëson është trajneri dhe kjo është diçka e drejtë. Nuk mund të largosh 25 lojtarë. Nuk ka justifikim­e. Duhet të gjej mënyrën për të kthyer situatën në favorin tonë pa shumë fjalë.

A mos po i humbisni lojtarët kryesorë më këtë mënyrë trajtimi?

Nuk është një situatë problemati­ke. Nuk jemi skuadër që varemi nga Doka apo dhe kapiteni. Dokën e kam lënë jashtë për arsye teknike taktike, sepse nuk është mirë. Brenda dhomave të zhveshjes nuk kam ndonjë interes për lojtar specifik apo të preferuar.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
e luajtur në “Loro Boriçi”
Fotot: F.Hazizllari
Çast nga ndeshja e djeshme e luajtur në “Loro Boriçi” Fotot: F.Hazizllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania