Panorama Sport (Albania)

Elbasani eliminohet nga Orikumi dhe rikthen Merxhën në stol

Bregdetarë­t kualifikoh­en në Kupë, dëmtohen dy lojtarë

- ORIKUMI: GJYQTARË: KARTONË TË VERDHË: VËZHGUES: DELEGAT:

Orikumi mund Elbasanin në turin paraelimin­ator të Kupës së Shqipërisë dhe kalon në turin tjetër, ku do të përballet me Kukësin. Një ndeshje shumë e rivalizuar, ku nuk mungoi edhe gjaku në fushë, pas dëmtimit të dy lojtarëve në kokë dhe me raste të shumta për shënim. Kështu, Elbasani largohet shumë shpejt nga Kupa dhe tani do të mendojë vetëm për kampionati­n, teksa një javë më pas do t'i rikthejë reston Orikumit në transfertë, këtë herë për hesap të kampionati­t. Ndërkaq, tek Elbasani ka pasur një ndryshim pankine dhe kjo gjë u vu re edhe në protokoll, teksa trajner ishte Eriol Merxha. Ilirjan File që u caktua fillimisht nga ana e klubit, qëndroi vetëm sa për fazën përgatitor­e dhe mësohet se do të mbulojë vetëm pozicionin e këshilltar­it të klubit këtej e tutje. Kështu, Eriol Merxha është graduar trajner, ndërkohë që deri tani ka qenë në rolin e zëvendësit. NDESHJA

Sfida nis e qetë për të dyja ekipet, me Elbasanin që mundohet të shtyjë më shumë përpara. Vendësit qarkullojn­ë më shumë topin dhe shtyjnë shumë nga krahët, por mungon forca goditëse. Gjithsesi, Brahimaj vë në provë Halilajn në dy raste, me goditjet potente nga jashtë zone, por në të dy rastet grushton me vështirësi gardiani vlonjat. Ndeshja bëhet interesant­e, sepse edhe Orikumi nuk "fle gjumë", por rrezikon me anë të Qejvanit, por goditja e tij nga jashtë zone devijohet dhe përfundon Kuçi 47'

Hasfatija, Mici, Dishani, Duka, Hoxhaj, J.Lleshi, A.Lleshi (Çangu 65', Ferhati 75'), Ukaj, Balla (Fejzaj 65'), Brahimaj, Ezike. Trajner: E. Merxha

Halilaj, Hoxhaj, Nurçe (Sadushi 79'), Kongjini (Dhrami 64'), Qejvanaj, Azizaj, Livanaj ( Çapoj 57'), Çaushaj, Gjinaj, Kuqi, Kuçi. Trajner: A.Sakaj

R.Muska, E.Morina, E.Shehu (Tiranë)

Çaushaj 37', Kongjini 59', Kuqi 77'

Genc Maloku

(Tiranë)

Petrit Haxhija (Tiranë) në këndore. Ndeshja luhet e fortë në mesin e fushës, me ndërhyrje të ashpra, por brenda kornizave të një ndeshjeje futbolli. Gjithsesi, përpos mundësive, fraksioni i parë i lojës mbyllet në shifrat e bardha. E dyta nis menjëherë me gol për miqtë në të 47-ën, teksa Çaushaj

kroson në zonë dhe aty e devijon paksa me kokë Kuçi, i cili e ndal sferën në rrjetë. Megjithatë, Elbasani nuk dorëzohet, teksa Hoxhaj provon nga goditja e dënimit, topi devijohet dhe ndalet në shtyllë, duke dhënë iluzionin e golit të barazimit. Në të 75-ën ka ankth në fushë, teksa

Çangu me Nurçen përplasen kokë më kokë dhe çahen. Mjeku elbasanas, Zihni Bordi, e qep në fushë Çangun, ndërsa Nurçe i Orikumit shkon në spital për ndihmë më të specializu­ar. Elbasani hidhet i tëri në sulm, por nuk arrin të shënojë. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania