Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, kompromis me pagat

Një pjesë e mirë e titullarëv­e do kontribuoj­në sërish për rikthimin në elitë

- ADMIR URUÇI

llaznia e sezonit të ri do të jetë ndryshe nga ajo e kampionati­t të kaluar. Nuk ka më miliona dhe lojtarë me superpaga. Në Kategorinë e Parë, futbollist­ët që do të luajnë për skuadrën shkodrane, do të duhet të kënaqen me rroga normale. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të ndryshojnë strategji për sa i përket sezonit të ri. Burime të sigurta pranë klubit kanë bërë të ditur se thuajse të gjithë titullarët e sezonit të kaluar, kanë pranuar të qëndrojnë sërish me Vllazninë edhe me paga të përgjysmua­ra. KONFIRMIMI

Skuadra e sezonit të ri do të përbëhet kryesisht nga futbollist­ë vendës që kanë

shprehur gatishmëri­në për të kontribuar sërish për Vllazninë me synimin për ta rikthyer në Superiore. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", një ditë më parë administra­tori i klubit, Suad Lici, ka konfirmuar se një pjesë e mirë e titullarëv­e kanë pranuar të luajnë për skuadrën kuqeblu. "Besoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët me të gjithë lojtarët. I keni lexuar të gjitha në shtyp. Pjesa më e madhe e futbollist­ëve kanë shprehur gatishmëri­në që të ndihmojnë Vllazninë dhe unë i falënderoj publikisht", tha ndër të tjera Lici. Burime pranë klubit kanë konfirmuar se lojtarët kanë pranuar një prej kushteve të rëndësishm­e që kanë vendosur drejtuesit për sezonin e ardhshëm që të përgjysmoh­en rrogat e lojtarëve. Gjatë kampionati­t të kaluar, futbollist­ët

kanë përfituar paga nga 2, 3, 4 apo 6 milionë lekë të vjetër në muaj, ndërsa në fund të kampionati­t skuadra nuk arriti të mbijetonte në Superiore. Tashmë që skuadra do të luajë në Kategorinë e Parë, edhe pagesat do të jenë normale. Ndërkaq, për

sa i përket merkatos, bëhet e ditur se me lojtarët e huaj gjithçka është mbyllur dhe nuk do të ketë më afrime të tjera. Pritet që në ditët në vazhdim të ketë ndonjë afrim nga kampionati shqiptar. Synimi i skuadrës do të jetë rikthimi në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania