Panorama Sport (Albania)

Sefa: Lushnjës i mungon grinta, lojtarët të pamësuar

Kapiteni i verdhejesh­ilëve bën analizën e skuadrës

-

Kapiteni i Lushnjës, Fatjon Sefa, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" është shprehur se skuadra duhet të tregojë "dhëmbët" me fillimin e kampionati­t. "Lushnja duhet të guxojë më tepër, për të vetmin fakt se është një ekip që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Një ekip me emër, me traditë. Mendoj që ky ekip i sivjetmë duhet të tregojë më të mirën. Pavarësish­t se kemi zbritur një kategori më poshtë, kemi bërë ndeshje të bukura, kemi bërë futboll edhe aty ku ishim në elitë", u shpreh

kapiteni 34-vjeçar.

THIRRJA - "Duhet t'i referohemi faktin që ekipi është ndërthurur midis të resë dhe të vjetrës. Gjë që do të bëjë shumë mirë bashkëpuni­mi, në ndihmë të këtyre djemve të rinj që kanë ardhur në ekip. Si kapiten i kësaj skuadre

doja t'u thosha këtyre djemve që të kenë grintën. Është e vetmja që i mungon Lushnjës për momentin. Sepse me lojërat e mira, futbolli i bukur do të vijë patjetër. Doja t'u thosha edhe tifozëve të Lushnjës të mos e kenë mendjen te ndeshjet miqësore sepse ishin thjesht për t'i shërbyer skuadrës. Kjo skuadër ka brenda Fatjon Sefën, Erjon Xhafën dhe lushnjarë të tjerë që e duan me mish e me shpirt futbollin e qytetit. Kjo është ajo që ne duam të japim dashurinë për futbollin verdhejesh­il të Lushnjës. Duhet ta marrin sa më shpejt këtë gjë. Duke qëndruar pranë nesh me këtë motiv, me pasionin për futbollin e Lushnjës do ta kenë patjetër ndihmën tonë. Them që do të bëhen një grup me ne që të japim më të mirën për Lushnjën tonë. Sepse të gjithë e duam që ta shohim aty ku e meriton në elitë. Siç e kemi thënë në mënyrë të vazhdueshm­e objektivi është që Lushnja të ngjitet. Unë dua t'u fus grintën këtyre djemve të rinj, që ndoshta nuk kanë dhe faj. Janë mësuar me ekipet e moshave apo me ekipe amatore. E kanë për herë të parë që militojnë në Kategori profesioni­ste dhe janë pjesë e një Lushnjë që ka pretendime madhore. Me ndihmë, me të gjitha do të bëjmë diçka të mirë. E vërteta e kësaj Lushnje do të duket në ndeshjen me Tomorin", përfundoi Sefa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania