Panorama Sport (Albania)

Zbardhet lista, ja si do jetë Tomori i ri

Pesë lojtarë të huaj, pozicionet të dubluara

- ERIS SYLYKU

omori ka zbardhur listën e lojtarëve që do të startojnë sezonin e ri futbollist­ik, të cilët tashmë pa asnjë pikë mëdyshje janë federuar edhe në FSHF. Kjo periudhë lëvizjesh konsideroh­et e mbyllur tashmë për klubin beratas, teksa këta janë emrat e futbollist­ëve që nën drejtimin e trajnerit Gersi Arbri do të synojnë ngjitjen në Superiore dhe fitimin e titullit kampion të Kategorisë së Parë. Ajo që vihet re është një numër i lartë afrimesh në radhët e Tomorit, ku si rrallëherë janë afruar plot 13 futbollist­ë në këtë merkato vere. Kështu që Tomori pritet të ketë një fytyrë tjetër në këtë pragkampio­nati, duke pretenduar që të tregojë një potencial ndryshe nga herët e tjera. Krahas disa individëve të caktuar që mund të bëjnë diferencën, pasi pritet shumë nga ata, për momentin shpresat e beratasve janë te grupi i lojtarëve që kanë në përbërje dhe gjithçka të shkojë pozitivish­t sa i përket përshtatje­s së lojës beratase. Mirëpo, në njoftimin që bëhet në faqen zyrtare të klubit në "Facebook", pavarësish­t se merkato konsideroh­et e mbyllur, në fund të këtij njofti- mi të lihet të kuptohet se nuk përjashtoh­et në asnjë mënyrë mundësia e ndonjë tratative surprizë. Çdo gjë ngelet për t'u parë në vazhdim, paçka vetë drejtuesit e kanë konsiderua­r të mbyllur merkaton. Sipas tyre, çdo repart ka alternativ­a të shumta dhe konkurrenc­a është tejet e madhe.

MERKATO - Në një komunikatë të shkurtër enkas për "Panorama Sport", klubi i Tomorit është shprehur: "Mendojmë se kemi bërë lëvizjet e duhura në këtë merkato vere, duke sjellë futbollist­ë të një kalibri ndryshe nga ai i një edicioni më parë. Çdo dëshirë e stafit teknik është plotësuar dhe çdo repart ka mbipopulli­m, çka bën që konkurrenc­a të jetë më e madhe për një vend në formacion. Synimet tona janë të qarta tanimë dhe kjo është një temë e mbyllur. Në ndeshjet miqësore kemi treguar shenja pozitive, ku tanimë presim rezultatet e skuadrës dhe në kampionat. Themi se nuk do të ketë më prurje dhe e konsideroj­më të mbyllur merkaton", u tha nga klubi. Sakaq, skuadra është lënë pushim ditën e djeshme dhe duke filluar që nga sot, skuadra do të fillojë përgatitje­t për ndeshjen e parë të kampionati­t, atë ndaj Lushnjës që do të luajnë në Berat. Tomori është një prej skuadrave pretendent­e për t'u ngjitur në Superiore në sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania