Panorama Sport (Albania)

Hazard, “shuplakë” Mout dhe Kontes: Sarri trajneri më i mirë

"Luajmë ndryshe nga e kaluara, na pëlqen ky stil i ri"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

den Hazard po shijon futbollin nën drejtimin e ri të Çelsit nga ana e Maurcio Sarrit dhe pas zërave për largim, tashmë belgu ndihet befas i lumtur në "Stamford Bridge". Në një intervistë për televizion­in e klubit, 27-vjeçari ka komentuar fillimin e sezonit për "blutë", të cilët në fundjavë realizuan një tjetër fitore, atë 2-0 ndaj Bërnmëthit. Duke e nisur pikërisht nga takimi i së shtunës, sulmuesi sqaroi: "Më pëlqen të kem topin, jo vetëm në gjysmëfush­ën tonë, por në 30 metra të fundit. Ky është një stil loje që preferoj dhe që më shkon për shtat". Kur mendon se janë fjalët e zakonshme që një futbollist thotë përpara kamerave, belgu rimerr fjalën duke shtuar: "Po luajmë në një mënyrë krejt tjetër, tani ndihem më mirë. Më Antonio Konten dhe Zhoze Murinjon e zhvillonim ndryshe lojën. Po e zotërojmë më shumë topin dhe për mua nuk është aspak keq, pastaj të mos harrojmë cilësitë që i kanë sjellë skuadrës afrimet e Kovaçiçit dhe Zhorzhinjo­s. Ata janë dy lojtarë klasi".

E ARDHMJA - Kontrata e Hazardit skadon në vitin 2020 dhe oferta e për rinovim nuk ka ardhur ende, por djaloshi nuk tregon shenja pakënaqësi­e. Hazard u aktivizua si zëvendësue­s në dy ndeshjet e para të sezonit, por ishte i dobishëm në fitoren

ndaj Arsenalit, teksa golat e tij në dy takimet e fundit i kanë bërë "blutë" më krahë. I pyetur se si ndihet, Hazard tha: "Mirë, mund ta shihni edhe në fushë. Sa për kontratën e re, nuk i dihet, le të shohim në të ardhmen".

Belgu dukshëm ka rënë në dashuri me trajnerin Sarri, në kuptimin futbollist­ik të fjalës. Loja e ekipit londinez është entuziazmu­ese, teksa në Angli flasin për një risi në kampionat. Edhe Hazard është i këtij

mendimi, teksa duke folur për teknikun italian shtoi: "Ne vetëm përpiqemi të mbajmë topin më shumë dhe pastaj kur kemi një shans për të shënuar, thjesht duhet të shënojmë. Sidoqoftë, mendoj se kur e kemi nën zotërim topin, mund të jemi më të rrezikshëm. Besoj se edhe ky aspekt është i dukshëm, pasi jemi duke ofruar një futboll të mirë, që nuk gëzon vetëm tifozët, por edhe ne si skuadër. Shpresoj shumë që të vijojmë me këtë vrull".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania