Panorama Sport (Albania)

Harrojeni kohën 10+1, tani Reali ka 11 futbollist­ë

-

Reali i Madridit largon dyshimet. Është rikthyer i lumtur, i zhdërvjell­të dhe i forcuar. Tani të jep idenë që është një skuadër e vërtetë. Lopetegui u ka dhënë mesazhin se futbolli është një sport kolektiv dhe vetëm me këto baza duhet të vazhdojë punën për të synuar triumfet. Diçka që e ka bërë edhe në të shkuarën kur fitoi 4 Champions në 5 vitet e fundit. Por, tani ka një gjë të sigurt që madrilenët luajnë me 11 lojtarë në fushë dhe jo 10+1 si në 9 vitet e fundit. Gjestet e shëmtuara janë pjesë e historisë. Një pasim i gabuar, një goditje në portë e gabuar, një lojtar që nuk është në pozicionin e duhur në kritikohet. Sepse ka pranë shokun e tij që e ndihmon. Më përpara kjo gjë ishte ndryshe dhe me logjikë. Kristiano Ronaldo ishte një lojtar shumë i madh dhe skuadra duhet të rrotullohe­j rreth tij. Por tani mbetet të shohim nëse rezultatet në të ardhmen do të jenë të njëjta si ato që Reali arriti me portugezin. Në 3 ndeshjet e para është kuptuar që "galaktikët" po kalojnë një moment të ëmbël...

Në Realin aktual janë të njëjtët "luftëtarë". Një për të gjithë dhe të gjithë për një. Ky është realiteti. Me ritmin dhe formën e shfaqur nga lojtarët kryesorë si Kros apo Kasemiro, gjithçka është më e lehtë. Ata japin ekuilibër dhe Modriç qartësi. Të tre bashkë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Por për të fituar ndeshjet nuk mjaftojnë vetëm ata. Duhet edhe Ramos, i cili është më i sigurt në goditjet e penalltive. Bejl ndihet i fortë dhe me besim. Kjo vihet re në pasimin e thjeshtë, në lëvizjet që bën. Për më tepër është dhe Asensio, i shpejtë dhe gati në çdo moment. Ndërsa, Benzema ka ndryshuar. I ka heshtur të gjithë kritikët. Ndoshta mund të merrte topin në shtëpi nëse do të shënonte edhe penalltinë, por atë e mori Ramos. Dhe Benzema e pranoi vendimin në heshtje dhe festoi golin njëlloj si ta kishte shënuar vetë. Tani Reali luan me 11 lojtarë. Nuk është më 10+1. GOLA DHE ASISTE- Në skuadrën e re të Lopeteguit janë të gjithë të rëndësishë­m. Shënojnë lojtarë të ndryshëm, por edhe asistojnë shumë. Largimi i Kristiano Ronaldos përhapi panik, por duket se madrilenët e kanë menaxhuar mirë situatën. Për momentin kanë gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjet zyrtare këta lojtarë: Benzema ( 5), Ramos ( 3), Bejl ( 3) Karvahal ( 1) dhe kanë dhënë asiste po 4 lojtarë: Asensio ( 4), Bejl (2), Isko (1), Karvahal (1).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania