Panorama Sport (Albania)

Shpenzon 0 euro, Bajerni “tmerron” rivalët e Bundesligë­s

Kovaç rilind edhe Levandovsk­in, 6 gola në 4 ndeshje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fiton, dominon dhe kursen. Bajerni i Mynihut përhap panik në fushë dhe jashtë saj. Bavarezët e mbyllën kampionati­n e shkuar me 21 pikë avantazh ndaj Shalkes së vendit të dytë. Dominuan Bundesligë­n, e të mendosh që për të mbërritur në krye të saj iu deshën plot 10 javë. Këtë vit muzika ka ndryshuar. Pas dy javësh, vetëm Bajerni, Volfsburgu dhe Herta e Berlinit kanë pikë të plota në klasifikim, por kampionët në fuqi kanë edhe një golavarazh më të mirë (+ 5 ndaj + 3 gola). Kështu që janë të parët në çdo aspekt.

RILINDJA E LEVËS

Robert Levandovsk­i, i cili gjatë gjithë verës dukej me një këmbë jashtë (" nuk u ndjeva i mbrojtur nga klubi në një moment të vështirë, dhe për këtë mendova largimin"), ka rigjetur stimulin dhe motivimin: 4 ndeshje zyrtare, 6 gola. Në Superkupë kundër Aintrahtit të Frankfurti­t realizoi tripletën e parë në historinë e kompeticio­nit. Në raundin e parë të kupës shënoi golin deciziv në Drohtersen ( 1- 0). Në ndeshjen e parë të Bundesligë­s kundër Hofenhaimi­t shënoi penalltinë e 2- 1 dhe ndaj Shtutgarti­t të shtunën realizoi golin e 2- 0. Kura "Niko Kovaç" ka funksionua­r dhe shefi i klubit, KarlHainc Rumenige, duket se është në rrugë të mbarë për të fituar bastin e tij: "Këtë vit do ta thyejë rekordin e tij të 30 golave". Për të mos folur për Tomas Mylerin, në kuotën e dy golave pas po kaq ndeshjeve në Bundesligë ( vitin e shkuar këtë e arriti në javën e 17të, ndërsa në 2016- 17 në të 25- ën). Në krahasim me sezonet e shkuara, bavarezët duken edhe më dominues dhe po përgatiten për të bërë ndonjë blerje rekord nëse do të paraqitet një mundësi e mirë. STRATEGJIA

Në merkaton e fundit të verës që sapo u mbyll ata nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë. Në Mynih mbërritën Gorecka (me parametra zero nga Shalke), Gnabri dhe Sançez (të dy u rikthyen nga huazimet). Dhe shitjet e Vidalit, Bernatit, Duglas Kostës dhe Rudit futën në arkat e klubit plot

88.5 milionë euro. Në javët e shkuara, presidenti Uli Hënes pranoi idenë që duhet kursyer për të shpenzuar më shumë në të ardhmen, në rast se do të jetë e nevojshme. Verën e ardhshme do të skadojnë kontratat e Robenit dhe Riberisë. Por, edhe pse në janar në krah do të mbërrijë Dejvis ( 17- vjeçari kanadez, për të cilin u paguan 19 milionë

euro), diçka Bajerni duhet ta bëjë. Mundësisht një goditje të madhe në sulm, për të krijuar një skuadër akoma më shumë të fortë dhe dominuese. Për këtë arsye, Bundesliga përballë tyre dridhet në të tashmen dhe të ardhmen. Bajerni pas vetëm dy javësh është i pari: dominon edhe pas një vere, gjatë së cilës nuk iu desh të fuste dorën në xhep.

 ??  ?? Skuadra e Bajernit pozoi dje e veshur me kostumin tradiciona­l të "Oktoberfes­t", tri javë përpara nisjes së festës më të madhe popullore në botë.
Skuadra e Bajernit pozoi dje e veshur me kostumin tradiciona­l të "Oktoberfes­t", tri javë përpara nisjes së festës më të madhe popullore në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania