Panorama Sport (Albania)

Festat në disko e më pas përulja, “Ninxha” magjeps Interin

Dhe sulmon mediat: Dëmtim në Bolonjë? Shpikje...

- Përgatiti: LEDIO NASE

evojitej një "Ninxha" për t'i siguruar Interit fitoren e parë sezonale. Debutim i Naingolani­n dhe sukses i skuadrës së Spaletit, gjithçka pas vetëm një pike të marrë në dy javët e para dhe vërshëllim­at, me të cilat "San Siro" përcolli barazimin ndaj Torinos. Belgu zbriti në fushë pas 43 ditësh pa "beteja": vetëm stërvitje veçmas grupit, i vetëm në "Appiano Gentile" për të rikuperuar formën. Disa transferta për të krijuar raportin me grupin, disa momente më shumë të kaluara me vajzat Ajsha e Mejli dhe polemikat për natën në diskotekë me Koronën. Por, ky është Naingolan. Dhe Spaleti e pranon ashtu si është. Mbi të gjitha pas të shtunës, sepse pa golin e tij do ishte e vështirë të thyhej një Bolonjë "e mbyllur" në mbrojtje. Skuadra e Inzagit, për herë të parë në historinë e klubit kuqeblu, mbetet pa gol pas tri javëve të para të Serisë A, një paradoks për një skuadër e drejtuar nga një ish-bomber që gjatë karrierës së tij ka shënuar plot 275.

"VIKTIMA" BOLONJA - Ndërsa Raxha ia doli, pas 66': asist i Politanos, kontroll në lëvizje dhe e djathtë precize (fluturimth­i) për të mposhtur Skorupskin. Gjithçka e sho-

qëruar nga përulja poshtë sektorit të miqve të mbushur nga tifozëria e tij e re. Si një "samurai", sa për të qëndruar në argument. Është goli i tij i katërt kundër Bolonjës, viktima e tij e preferuar pas... Interit: ironi e fatit, diçka sa e çuditshme po aq sa interesant­e.

ASPAK I LODHUR - Të parin prej tyre e kishte shënuar kur vishte ende fanellën e Kaljarit: ishte sezoni 2010-'11, java e nëntë e kampionati­t dhe mesfushori shënon golin e parë në Serinë A me një të djathtë të bukur fluturimth­i. Me Romën, "muzika" nuk ndryshon: sezoni 2013-' 14, java numër 25 dhe Raxha shënon të parin me verdhekuqt­ë. Pra, fanella kuqeblu, kur e sheh si kundërshta­re, i sjell fat. Dhe koha duket se nuk është ndalur: belgu u rikthye në fushë të shtunën pas diçka më shumë se 100' të luajtura si "fantazist" ( e madje me goditjen e parë në portë si zikaltër). Mes Luganos e Sionit, në korrik, përpara "stop"-it në kofshën e majtë. Kishte kaluar një muaj e gjysmë: i lodhur? pa frymë? Aspak. Përkundraz­i: me vetëm 50 për qind të formës së tij optimale ( fjalë të stafit zikaltër) vrapoi, u pozicionua në mënyrë perfekte për të diktuar pasimin, shënoi pa lënë topin të binte në tokë. E në fund pati frymë edhe për t'u përkulur përpara tifozëve.

"DËMTIM? SHPIKJE…" - Në një mënyrë ose në tjetrën, Naingolan është gjithmonë në qendër të polemikave. E fundit ka lindur dje. Dhe, nga vetë lojtari, është mbyllur po dje… Lidhet me kushtet fizike: belgu kërkoi zëvendësim­in në Bolonjë gjatë pjesës së dytë për shkak të një shqetësimi në pjesën e pasme të kofshës, aq sa flitet se stafi mjekësor ka programuar

për ditën e martë një kontroll për të përcaktuar entitetin e problemit. Raxha, megjithatë, në "Twitter" ka minimizuar zhurmën: "Probleme në kofshë? Është shqetësues­e? E pabesueshm­e çfarë shpikin…". Kontrolli, në fakt, sipas stafit mjekësor zikaltër do jetë vetëm një masë sigurie. Me pauzën e kampionati­t përpara (gjithçka rinis më 16 shtator) edhe dëmet e vogla muskulore mund të menaxhohen me qetësi.

 ??  ?? Naingolan i përulet tifozëve zikaltër pas golit ndaj Bolonjës
Naingolan i përulet tifozëve zikaltër pas golit ndaj Bolonjës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania