Panorama Sport (Albania)

Mesi e Suarez pa frena, Barcelona e bën 8-2

Mesi spektakola­r me dy gola dhe asiste, Alba i kundërpërg­jigjet Enrikes

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kjo Barcelonë të fut frikën. Në 2 ndeshjet e para kishte shënuar vetëm 4 gola, ndërsa shënon dyfishin vetëm në 1 sfidë. "Viktima" është Hueska, e cila luante për herë të parë në "Kamp Nou" dhe nuk e kishte provuar kurrë shijen e humbjes... Madje, fillimisht gjen golin me anë të Kuços pas 3 minutash. Vetëm kaq duhej për të zgjuar "bishat" e Barcelonës, të cilët fitojnë ndeshjen 8 me 2. Shënuan Mesi 2, Suarez 2, Rakitiç, Dembele, Alba dhe një autogol. Pas 3 javësh kampionat në Spanjë Barcelona dhe Reali janë me pikë të barabarta (9) por kanë marrë kreun për golat e shënuar.

ALBA I FRIKSHËM- Luis Enrike e la jashtë kombëtares, por ai i përgjigjet me një performanc­ë të shkëlqyer. Dy zbritje të tijat nga e majta sjellin dy golat për Barcelonën. Njëri autogol, ndërsa në tjetrin tregohet i saktë Suarez për ta dërguar në rrjetë. Mes tyre edhe një traversë nga Dembele. Por, në fund mbrojtësi i katalanasv­e gjen edhe golin personal, duke festuar si i çmendur.

FESTIVAL GOLASHHues­ka gjen forcë për të reaguar dhe shënon golin e dytë, por kaq mjaftoi. Sepse në fillimin e 45 minutave të dyta kishte vetëm një skuadër në fushë. Te Barcelona shënojnë të gjithë. Leo Mesi godet sërish traversën, por pastaj furnizon me asiste të tijtë. Dembele fillimisht depërton mirë në hapësirën e krijuar dhe pastaj Rakitiç thyen portierin. Kapiteni shënon edhe golin e dytë personal pas pasimit të Kutinjos.

Ishte i katërti për të në këtë kampionat, duke ndarë vendin e parë të golashënue­sit me Benzemanë. Suarez në fund transformo­n një penallti dhe Barcelona merr kreun sepse ka shënuar 2 gola më shumë sesa Reali. "El Clasico" sapo ka nisur...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania