Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo trondit Tiranën, Ze Maria: Luajtëm si pula

Trajneri brazilian: Nëse vazhdojmë kështu, klubi le të më shkarkojë

- OLSI AVDIAJ

Nuk është as fati dhe as Zoti, por Rexhinaldo ai që "ekzekuton" Tiranën dhe i dhuron tri pikë Kukësit. Sulmuesi nga Mozambiku, me tripletën e tij, mjafton për të mundur Tiranën, duke lëkundur qenësinë e Ze Marias në krye të bardhebluv­e e duke shpëtuar në njëfarë mënyre Armando Cungun dhe Kukësin nga situata ku ndodhej. Për ironi të fatit, sulmuesin që kërkon braziliani i Tiranës e ka Kukësi dhe Rexhinaldo, një njohës i mirë i Superiores, në ditën që u kërkua të bënte të tijën i tejkaloi prishmërit­ë. Me golat e tij ngjit Kukësin dhe çon bardheblut­ë të parafundit në tabelën e klasifikim­it.

NDESHJA - Takimi nisi me surpriza në të dy kampet, pasi te Kukësi në portë luajti Frashëri e te Tirana Turtulli i pamundur, i kishte lënë vendin Cakes. Gjithsesi, ndeshja nis me gol nga tuneli. Gabim fatal në vendosje i Tiranës, që pas një këndi në favor të saj sheh se si fluturon Rexhinaldo dhe, pasi "i lë targën", Hasanit e Mavejes, shënon golin e ndeshjes që në minutën e dytë të takimit. "Heshtje varri" në stolin e Tiranës, ndërsa te Kukësi, pasi gëzojnë, duhet të mendojnë për zëvendësue­sin e Çyrbjes, që fatkeqësis­ht nxjerr bërrylin. Bardheblut­ë zgjohen dhe kanë disa raste sporadike, por luajnë pa logjikë. Janë skuadër shumë e brishtë në mesfushë e mbrojtje, saqë në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, Rexhinaldo tallet me prapavijën e Tiranës, duke kërcyer mbi të gjithë, e duke shënuar golin e dytë. 2-0 dhe Tirana e sheh veten në krizë, ndërsa Kukësi e Rexhinaldo 45 minutat e para i kanë kaluar pa u djersitur shumë.

PJESA E DYTË - Ze Maria nuk pajtohet me rezultatin dhe bën tri zëvendësim­e, ndoshta i nevrikosur, duke ndryshuar skemën e lojës. Largon kapiten Karabecin dhe dy sulmuesit, Sentamu-Blazhevski. Në lojë Ofei, një i panjohur, Greca dhe një 17-vjeçar si Muçi, që nuk trembet dhe shënon gol. Tirana mendon se mund ta kthejë ndeshjen, por është sërish Rexhinaldo që pa kaluar dy minuta shënon golin e tretë personal, duke vulosur rezultatin në 3-1. Tirana nuk ia del dot të bëjë më asgjë. Kjo, falë edhe lojës skandaloze që shihet në fushë, si individual­isht dhe në grup. Skuadra nuk ka as lider, as identitet dhe as filozofi loje që mund ta çojnë te

fitorja. Asnjë nga afrimet e verës nuk bind (shqiptarë e të huaj), madje mund të thuhet se janë të pagoditura për Tiranën dhe ky faj bie mbi drejtuesit e merkatos. Shto këtu edhe mungesën e sulmuesve që kërkonte braziliani, deri në janar situata projektohe­t dramatike.

Këtij kaosi i futet edhe rrëmuja e vetë Ze Marias që ka humbur ekipin, pasi braziliani nuk po e menaxhon dot situatën. Ka përplasje me çdo futbollist dhe kjo duket qartë. Ashtu siç ka bërë vjet po e bën sivjet, por me një plus më shumë. Është i paqartë taktikisht

për lojtarët dhe mënyrën e lojës që duhet të bëjë Tirana. Ze Maria e Tirana kanë humbur. Dhe kjo u pa në ndeshjen e djeshme, ku paçka të gjithave, Rexhinaldo bëri çfarë deshi në fushë, duke shënuar tre gola dhe mundur Tiranën, që vetëm Tiranë nuk është këto

tri javë të para. Shkurt, Tirana është në krizë loje, golash e rezultates­h, ndërsa Ze Maria me valixhe në dorë. Vetëm kontrata e mban në krye të bardhebluv­e. Sa për Kukësin, fitorja e djeshme duket se e ka kthyer aty, mes pretendent­ëve për titull. Kjo, falë edhe Rexhinaldo­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania