Panorama Sport (Albania)

Daiu: Partizani nuk është për titull

"Laçi barometri i të kuqve, trajneri Gega t'i mbrojë lojtarët"

- ILIR CARA

Përparim Daiu, ish-kapiteni i Partizanit, në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” shpreh rezerva sa i përket skuadrës aktuale. Me tjetërsimi­n që ka pësuar Skënderbeu, për ish-mbrojtësin e kuq ky duhet të ishte viti i Partizanit...

Përparim Daiu, ish-kapiteni i Partizanit, në interv istën e dhënë për "Panorama Sport" shpreh rezerva sa i përket skuadrës aktuale. Me tjetërsimi­n që ka pësuar Skënderbeu, për ish-mbrojtësin e kuq ky duhet të ishte viti i Partizanit. Por, nga ajo që ka shfaqur ekipi në këto 3 javë të para, ai nuk i shikon "demat" për titull dhe tregon se ku janë edhe mangësitë. Ndeshjen e radhës me Laçin ai e shikon si barometër për Partizanin e trajnerit Skënder Gega. Daiu, si e vlerësoni Partizanin e sezonit të ri? Partizanin nuk e shikoj të ndërtuar si një ekip për të dalë kampion, siç e duam ne ish-ët e kuq apo tifozët. Nuk e di sa kanë shpenzuar këtë vit, por për mua nuk është një Partizan i ndërtuar për kampion.

Përmendët shpenzimet, në krahasim me vitin e fundit mund të quhet një sezon ekonomik

Normal, se vjet iu la puna Moxhit, ku u premtua për afrime cilësore, por dihet si dolën. Mbase, ngaqë u ka djegur qulli i gatuar vjet nga Moxhi, por i fryjnë kosit këtë vit. Që të pretendosh, duhet që të konkurrosh ato ekipe që kanë bërë merkato të fuqishme.

Për kë e keni fjalën?

Po ja për merkaton që ka bërë Flamurtari. Por mund të thuhet se Vlora ka lartësinë këtë sezon, por nuk ka emrin e Partizanit. Duhet të konkurrosh Kukësin, i cili nuk ka historinë, por ka dalë kampion, disa herë nënkampion dhe përfaqësim­e dinjitoze në Europë. Mund të jesh kursimtar në merkato, por të paktën duhet të godasësh tek ato që afron.

A duhet shfrytëzua­r fakti se rivali kryesor, Skënderbeu, është dobësuar në letër, pasi u janë larguar shumë titullarë?

Patjetër që në këtë sezon ndikon edhe ky fakt që përmendët. Ky duhet të ishte me çdo kusht viti i Partizanit. Por, referuar asaj që kanë dhuruar tri ndeshjet e para të Partizanit, skepticizm­i mbetet real. Në Korçë përjashtoj 20 minuta në pjesën e dytë, pasi në të tjerat nuk pashë gjë nga Partizani. Me Kamzën duhet futur fati brenda, pasi u fitua si u fitua ai takim. Por, ta diskutosh fitoren edhe me Kastriotin e sapongjitu­r në Superiore nuk e kuptoj. Edhe në këtë takim fitorja mbeti çështje fati. Nuk fitohet gjithmonë me fat.

Me syrin e një ish-lojtari, por edhe si trajner, çfarë i mungon Partizanit për të qenë aty ku janë pritshmëri­të?

Ndërtimi i Partizanit duhej bërë duke u bazuar te boshti i ekipit, që për mua nuk duket. Nuk shikoj mbrojtjen që të jep siguri. Si në aspektin difensiv të këtij reparti, por edhe krahët që shërbejnë në fazën sulmuese nuk janë në lartësinë e duhur. Kam vënë re që trajneri po e ndryshon mbrojtjen në kërkim të harmonisë së repartit, por kur nuk ke lojtarët e duhur nuk ke çfarë të bësh. Qendrat kanë treguar se janë deficitare si në shkathtësi dhe në marrëdhëni­e me topin. Krahët dihen, kështu që nuk ke çfarë pret më shumë nga mbrojtja.

Po repartet e tjera si i shikoni?

Në mesfushë janë dy djem të rinj që po spikasin, por edhe në këtë sektor ka mangësi të dukshme. Kurse sulmin e shikoj të vakët. Janë djem të rinj dhe me perspektiv­ë, por realiteti po tregon se ata nuk e mbajnë peshën e Superiores dhe pretendime­t që ka Partizani.

Trajneri Gega ka treguar që nuk ruhet dhe shpesh është ankuar se klubi nuk ia arriti që t'i sillte lojtarët e duhur. Si e gjykoni këtë sjelle të tij, pasi mund t'i kthehet edhe në disfavor?

Kjo është një e drejtë e trajnerit, ku në bazë të plotësimit të kërkesave i gjykon edhe punën. Nëse ia realizon kërkesat, më pas janë rezultatet ata që ndajnë ecurinë e tij. Nëse ka rezultat dhe arrin objektivat, i thuhet "bravo" të qoftë, në të kundërt merr përgjegjës­itë, pasi merkatoja ka qenë përzgjedhj­e e vetë trajnerit. Për mua Gega ka të drejtë me atë që kërkon.

Po kritikat që trajneri u bën lojtarëve në mënyrë publike pas ndeshjeve, a janë të drejta?

Personalis­ht nuk jam me këtë metodikë. Problemet e familjes duhen zgjidhur brenda shtëpisë, jo t'i bësh publike. Problemet dhe kritikat të zgjidhen brenda shtëpisë dhe jo me lagjen. Po të isha në vendin e Gegës, unë nuk do të kisha nxjerrë emra lojtarësh. Dihet që trajneri është mburoja e parë për ekipin e tij dhe problemet të gjejë mundësi t'i

zgjidhë brenda për brenda grupit.

Në dallim nga sezonet e shkuara, Partizani e ka nisur edicionin pa bujë dhe pa e lakuar fjalën "kampion". Mos ndoshta duan që me "urtë e butë" të shkojnë te triumfi?

Eeee. Nuk ka "urtë e butë", duhet të spikasësh që të shkosh te trofeu. Shpresa vdes e fundit. Por, në tri ndeshjet e para unë nuk kam parë Partizan bindës. Një Partizan që të imponon me lojë dhe me volum, një Partizan që krijon shumë raste. Nga të gjitha këtë që përmenda, unë nuk i shikoj aktualisht. Në asnjë ndeshje nuk kanë dominuar.

Si mund të dominohet kur vetë trajneri e pranon që ekipi luan vetëm një pjesë loje?

Futbolli është lojë që luhet 90 minuta dhe jo një pjesë. Duke luajtur vetëm një pjesë nuk arrihet suksesi.

Ndeshja e radhës e të kuqve është transferta e Laçit. A mund të quhet ky takim si barometri i vërtetë i Partizanit të këtij fillimsezo­ni?

Me të vërtetë ky takim është barometër për Partizanin.

Një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshta­ri të fortë. Jemi edhe ish- ë, por edhe dashamirës të Partizanit, ndaj shpresojmë që gjërat të ecin mirë. Të shikojmë edhe këtë takim, pasi mbase kemi dhënë edhe një mendim të nxituar për Partizanin nga dëshira. Realiteti i prodhuar nga tri ndeshjet e para nuk është bindës.

Si e shikoni këtë sezon të Superiores, ku janë bërë më pak investime në krahasim me të kaluarën?

Nuk mund të flas për shifrat, pasi shpesh ata nuk tregojnë të vërtetën. Unë jam për një merkato cilësore, e cila duhet bërë nga njerëzit e duhur. Bazuar te mangësitë që ka ekipi duhet të godasësh mirë. Është fillimi i sezonit, por në këto 3 javë nuk shikohen diferenca të mëdha mes skuadrave, ndaj do të jetë një kampionat i hapur dhe i luftuar. Mbase, në vazhdim mund të krijohen edhe diferenca. Aktualisht nuk shikoj ndonjë ekip që të jetë superior ndaj të tjerave.

Një mendim për Skënderbeu­n, që ndonëse është transformu­ar këtë verë, edhe me të rinjtë po tregon një ecuri mbresëlënë­se

Skënderbeu ka krijuar traditën tashmë në futbollin shqiptar, pasi kanë dominuar në vitet e fundit. Djemtë e rinj që po luajnë tani te Skënderbeu kanë pasur ku të marrin shembull, kanë krijuar një ide loje. Meqë korçarët kanë qenë liderë në 7 vitet e fundit, nuk ka arsye pse të çalojë edhe këtë sezon.

Tirana, rivali historik i Partizanit, po vuan në kthimin në Superiore

Fillimi gjithmonë gënjen, por Tirana di edhe të ringrihet. Trajneri Ze Maria, mbase duke ndërruar shumë formacioni­n, nuk jep idenë e një ekipi pretendent. Tirana mbetet një kockë e fortë, por nuk e shikoj si pretendent­e këtë vit.

Jeni shprehur kundër dënimeve kolektive të tifozëve. Si mund të zgjidhet ngërçi që shkallët e stadiumeve të mbushen me spektatorë?

Që të kthesh tifozët në stadiume duhet t'u krijosh edhe kushtet atyre. Ata duhet të funksionoj­në si një skuadër në tribuna, por kuptohet gjithçka brenda normave. Tifozët bëjnë punën e tyre, por edhe ligjet duhen zbatuar. Unë jam për tifozërinë e zjarrtë brenda rregullave, pa përplasje, pa ofendime,pa hedhje gurësh e sendesh. Por, edhe ekipet vetë duhet të bëjnë më shumë. Vërtet Partizani ka tifozët më të shumtë dhe të shtrirë në gjithë Shqipërinë, por na vjen keq që ndonjëherë kalohet edhe në ekstrem. Nuk e dua pjesën e dhunës në futboll. Dhuna në futbollin tonë është kompleks dhe buron nga të gjithë hallkat e tij, nga krerët e klubeve, ekipet, drejtuesit, arbitrat, mediat dhe tifozët. Rol të madh luan edhe mosbesuesh­mëria e produktit që luhet në fushën e blertë. Nëse riparohen këto, tifozët kthehen vetë pa ftesë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania