Panorama Sport (Albania)

Ze Maria, Halili rinis të meditojë

Situata ende e nderë, një tjetër rezultat i ndryshëm nga fitorja rrezikon braziliani­n

- OLSI AVDIAJ

Hoze Marselo Fer reira nuk e ka kaluar plotësisht "lumin"! Ndonëse klubi nuk ka folur për konfirmim apo moskonfirm­im të tij, situata e braziliani­t mbetet e lëkundur. Klubi gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një sërë analizash për shkaqet e situatës aktuale të Tiranës. Presidenti ka diskutuar me njerëzit e afërt për gjendjen e ekipit, si dhe po mbledh të mirat dhe të këqijat për "misterin" që më pas të bëjë një vlerësim përfundimt­ar. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, Ze Maria hë për hë qëndron në krye të ekipit, por situata e tij është shumë e lëkundur. Koha e tanishme mund të ishte e volitshme për ndryshimin e trajnerit. Hipotetiki­sht, drejtuesi i ri do të kishte 16 ditë kohë të ndërtonte një skuadër të re. Po për momentin situata është në "status quo", edhe pse çdo e mirë e ka një bisht. Një barazim me Luftëtarin do të ishte fatal për të ardhmen e Ze Marias në krye të Tiranës. Në fakt, presidenti Halili pas ndeshjes me Kukësin ka qenë shumë i zhgënjyer dhe njerëz pranë tij kanë menduar se Ze Maria do të shkarkohej. Nuk ndodhi, për shumë arsye, por një humbje apo barazim me gjirokastr­itët do të ishte firma e largimit të braziliani­t, i cili publikisht është një zhgënjim për të gjithë në çdo drejtim.

Të gjithë e dinë se Hoze Marselo Ferreira qëndron te Tirana vetëm për një fakt shumë të rëndësishë­m. Kontratën! Në tre javët e para skuadra e Ze Marias ka grumbullua­r vetëm një pikë. Trajneri ka marrë nëntë lojtarë të rinj, por çuditërish­t edhe pse ka pasur kohë sa të duash nuk ka mundur të formojë një ekip kompetitiv. Dy humbjet me Kamzën e sidomos me Kukësin kanë treguar se ekipi nuk ka dorën e tij. Thjesht skuadra ka luajtur për inertes në Kategorinë e Parë dhe në Superiore, pasi nuk mund të shpjegohet një situatë skandaloze në takimin me kuksianët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania