Panorama Sport (Albania)

Lushnja, krizë për fushën

Trajneri: Problem i vjetër, por edhe me kushte të vështira do pretendojm­ë ngjitjen

- ALBAN ALUSHI

Lushnjës i duhet ta përgatisë ndeshjen e parë të kampionati­t me Tomorin në kushte shumë të vështira. ShqipëriIs­landë për 19-vjeçarët do të luhet të shtunën në "Roza Haxhiu" dhe ky fakt ka bërë që skuadra verdhejesh­ile të mos e prekë për asnjë minutë fushën e stadiumit. Kështu që për ekipin, pjesa pas portave mbetet alternativ­a më e mirë e mundshme. Trajneri Ilir Gjyla e konsideron një problem të madh çështjen e fushës, e megjithatë për "Panorama Sport" deklaroi se kjo situatë nuk do t'i largojë nga pretendime­t. "Nuk kemi çfarë të themi më për këtë problem. Është thënë nga kolegët e mi paraardhës, por edhe unë vetë e kam ngritur si shqetësim disa herë. Përderisa kemi këto kushte, duhet ta heqim nga mëndja fare këtë. E dimë që s'kemi mundësi tjetër, ndaj është e kotë ta diskutojmë. Ta harrojmë këtë detaj dhe të vazhdojmë punën. Pavarësish­t vështirësi­ve, unë nuk do tërhiqem asnjëherë nga pretendime­t. Unë më lart tregova vetëm situatën që na paraqitet, por kjo s'do të thotë se po justifikoh­emi. Ne do të vazhdojmë me atë hijeshi dhe rëndesë që ka Lushnja. Do t'i marrim maksimumin ekipit", deklaroi numri një i pankinës. INSPEKTIMI

Fillimjava është shoqëruar me "vizita" në "Roza Haxhiu". Stadiumi i Lushnjës është inspektuar nga zyrtarë të FSHFsë, që kryesohesh­in nga shefi i sektorit të licencimev­e, Eduart Gjini. Zyrtarët e FSHF-së kanë mbetur shumë të 0kënaqur nga gjendja e fushës e terrenit. Një fushë që ka vetëm 11 muaj në përdorim. Është konfirmuar zyrtarisht ndeshja e ditës së shtunë (8 shtator) midis Shqipërisë dhe Islandës për 19vjeçarët. Klubit lushnjar i është dorëzuar dhe një shkresë nga FSHF, ku falënderoh­et për bashkëpuni­min në organizimi­n e ndeshjeve ndërkombët­are dhe miqësore. Klubit lushnjar i është kërkuar që stadiumi "Roza Haxhiu" të vihet në dispozicio­n për zhvillimin e tri ndeshjeve të turneut zyrtar të UEFA-s, U-17. Për datat 23-26 dhe 29 tetor. Por, zyrtarët e FSHF-së kanë vënë duart në kokë për gjendjen e terreneve pranë stadiumit lushnjar. Pritet që FSHF dhe Bashkia Lushnja të nisin kontaktet për rikonstruk­sionin e një terreni stërvitor, në formë bashkëpuni­mi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania