Panorama Sport (Albania)

Reali, Lopetegui replikon Mesin

"Botërorin e pashë me lot në sy, por nuk u pendova që u largova nga kombëtarja"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Trajneri i Realit, Hulen Lopetegui, i është përgjigjur Mesit. Ky i fundit tha se madrilenët janë më të dobët pa Kristiano Ronaldon, por "timonieri" i tyre mendon të kundërtën. "Unë nuk do të dyshoja te lojtarët e Realit të Madridit. Jemi një ekip i fortë dhe do të kërkojmë të fitojmë gjithçka në këtë sezon. Nuk do të jetë e lehtë, por kam besim te futbollist­ët", tha fillimisht trajneri i madrilenëv­e. Në një intervistë për "Onda Cero", ai thotë se nuk bëri asnjë përpjekje për të bindur Ronaldon të qëndronte, sepse tashmë portugezi e kishte marrë vendimin për t'u larguar. "Nuk e telefonova, sepse kur unë erdha te Reali, ai e kishte vendosur largimin e tij. Madje, drejtuesit u treguan shumë të mirë duke ia thjeshtësu­ar largimin", sqaron Lopetegui. Por, sigurisht që nuk mund ta kalojë këtë temë pa "thumbuar" yllin portugez: Mendoj se çmimin 'The Best' nga FIFA e meriton Modriç.

BOTËRORI- I pyetur nëse do të bënte të njëjtën gjë po të kthente pas kohën (referuar pranimit të ofertës nga Reali, e cila solli shkarkimin pak ditë përpara Botërorit), ai e pohon. "Nuk jam penduar që bëra këtë gjë. Reali është një mundësi e artë që të vjen në jetë dhe unë pata fatin. Nuk donim të bënim asgjë në fshehtësi, por të tregoheshi­m të ndershëm me të gjithë. Prandaj e pranova ofertën në atë moment, pavarësish­t se do të luhej Botërori dhe ishte një kompeticio­n i rëndësishë­m. Të them të vërtetën e pashë Botërorin në disa vende të ndryshme dhe nuk humba asnjë ndeshje të Spanjës. Ndoshta edhe me ndonjë lot në sy", tregon

i sinqertë trajneri i Realit. Megjithatë, ai nuk do të kritikojë Hierron dhe thotë se nuk mund ta parashikoj­ë se çfarë do të ndodhte nëse do të ishte ai trajner i Spanjës. Trajneri i Realit premtoi se ky do të jetë një sezon i suksesshëm për skuadrën e tij dhe të gjithë do të punojnë për të arritur objektivat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania