Panorama Sport (Albania)

Alegri “çon” Vllazninë në Kazakistan

Shorti në UEFA, goglat i përzgjodhi trajneri i Juventusit. Ndeshja e parë luhet më 3 tetor

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të luajë kundër ekipit kazakistan­as, Astana, për turin e parë të Ligës së Kampioneve për të rinj (UEFA Youth League). Dje në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për këtë kompeticio­n, teksa shkodranët si kampion në fuqi të Shqipërisë për U-19 marrin pjesë për të dytin edicion radhazi. Si përfaqësue­s zyrtar për shkodranët në shortin e UEFA-s ishte drejtori teknik i Akademisë, Alban Hasani. E veçanta e shortit ishte se qeveria e futbollit kishte përzgjedhu­r si të ftuar special trajnerin e Juventusit, Masimilian­o Alegri. Ky i fundit përzgjodhi goglat e turit të parë dhe të dytë, teksa Vllaznisë i rezervoi një kundërshta­r të vështirë. Më së shumti janë kilometrat ato që trembin kuqeblutë, pasi dihet largësia me Kazakistan­in. Distanca është 3.800 kilometra nga Tirana deri në Astana dhe në këto kushte udhëtimi është një problem më vete, pasi do të bëhet me linja tranzitore. Ndeshja e parë do të luhet më 3 tetor në Astana, ndërsa ajo e kthimit më 24 tetor në stadiumin "Loro Boriçi". Ndërkohë, duke pasur parasysh atë se çfarë mund të rezervonte shorti, shkodranët nuk duhen të jenë kaq të pakënaqur, pasi mund të kishin përballë edhe ekipe si Çelsi, Anderleht apo Dinamo Zagreb. Në rast se kuqeblutë e rinj kualifikoh­en me Astanën, atëherë në turin e dytë do të luajnë me fituesin e çiftit Vitorul-Dinamo Zagreb. Skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani ka luajtur për herë të parë në "UEFA Youth League" vitin e kaluar, por u eliminua pas dy ndeshjeve që zhvilloi me moldavët e Zimbru.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania