Panorama Sport (Albania)

Kejn, me këpucë të arta: Tani duhet të shënoj

Vëmendja, te Spanja: am në formë, duam trofe për nglinë

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Sot do i kem të veshura në këmbë. 'Nike' ka bërë një punë të shkëlqyer, tani jam i detyruar të shënoj". Me pak humor, Herri Kejn, kapiteni i kombëtares së Anglisë, u është paraqitur gazetarëve prezentë në konferencë­n për shtyp në vigjilje të përballjes ndaj Spanjës (ndeshja, sot në 20:45). Bomberi me vitlindje 1993 do mbajë veshur, në fakt, këpucë ngjyrë ari: me gjashtë golat e shënuar në Botërorin rus, Kejn u shpall fitues i "Këpucës së Artë" nga FIFA, ndaj "kolosi" i veshjeve sportive e ka përgëzuar me këtë mënyrë origjinale.

BOTËRORI - Kejn, ndërkaq, pas këtij trofeu personal, që do i dorëzohet përpara sfidës së sotme përpara publikut të "Wembley"-t, është shprehur se nuk dëshiron aspak të ndalet: "E kam të vështirë ta krahasoj veten me Kristiano Ronaldon apo Lionel Mesin: të dy kanë vendosur standarde të jashtëzako­nshme gjatë viteve të fundit, por janë maja që të gjithë duan t'i arrijnë". Sulmuesi është ndalur edhe te gjysmëfina­lja e Botërorit, ku Anglia e tij u eliminua nga Kroacia: "E ripashë për disa herë ndeshjen: pozitivë në disa aspekte, por stonuam në shumë raste. Pjesëmarrj­a në një Kupë Bote ku ndër të tjera u shpalla kryegolash­ënues ishte diçka fantastike, për të cilën ndihem jashtëzako­nisht krenar. Tani

do luftojmë për trofe në nivel skuadre: ky është objektivi".

SPANJA - Por, tashmë vëmendja është e gjitha te supersfida ndaj Spanjës, pa harruar edhe të radhës ndaj Zvicrës: "Fokusi i gjithë skuadrës është e drejtuar nga dy ndeshjet e radhës dhe, normalisht,

te fitorja e Ligës së Kombeve. Personalis­ht ndihem në formë. Stadiumi do jetë plot dhe kjo është diçka fantastike. Do japim maksimumin ndaj Spanjës, për të marrë fitoren. Kemi hedhur hapa gjigandë, por tani duam një finale", përfundoi Kejn.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania