Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi Suso, i lumtur për praninë në listën e Enrikës

-

Në ndeshjen e parë në krye të Spanjës, Luis Enrike e përzgjedh për të qenë pjesë e grupit në aventurën e re në krye të stolit. Për Hezus Suson, kjo është një arritje e madhe si futbollist, aq më tepër kur thirrja vjen në një moment kur ai te Milani nuk po shkëlqen si në sezonin e kaluar. Vetë lojtari nuk e priste grumbullim­in, teksa për "Marca" ka deklaruar: "Kur një trajner të përzgjedh që në grumbullim­et e para që bëmë, do të thotë që ka konsiderat­ë. Për mua kjo thirrje përveçse motiv krenarie, më bën edhe shumë të lumtur. Kur më njoftuan u habita shumë, e dija që kisha shanse, por kisha zhvilluar vetëm një ndeshje (atë ndaj Napolit). Ajo që ka rëndësi është që jam në listë dhe nuk mendoj që më penalizon fakti që luaj në Serinë A, sepse trajneri Enrike e njeh kampionati­n italian, por di gjithashtu çdo të thotë të luash larg shtëpisë. Kam fatin që Italia ndodhet shumë pranë Spanjës dhe lëvizjet nuk janë të vështira, aq më tepër që kthimi në atdhe është gjithmonë i bukur, e sidomos kur bëhet fjalë për të qenë pjesë e kombëtares".

Pas seleksionu­esit spanjoll, elozhet e sulmuesit janë të gjitha për Xhenaro Gatuzon. Duke folur për teknikun e Milanit, ai tha: "Mister Gatuzo na njeh prej kohësh dhe e di shumë mirë se çfarë mund t'i japë në fushë secili prej nesh. Personalis­ht mendoj se ky mund të jetë viti i përsosur si për mua ashtu edhe Milanin. Te klubi im ndihem shumë i qetë dhe Milano më pëlqen shumë, ndaj besoj se jam në kushtet ideale për të dhënë më të mirën time". Ardhja e Gonzalo Higuainit ka sjellë shumë entuziazëm, jo vetëm mes tifozëve kuqezi, por edhe në radhët e organikës. Mes më të lumturve është me siguri vetë Suso, i cili në fjalën e tij për të përditshme­n spanjolle, theksoi: "Këtë vit ka pasur të tjera përforcime. Higuain është një sulmues i madh që mund të na ndihmojë të rritemi edhe më shumë, sidomos në nivel përvoje dhe rezultates­h. Sipas meje një bomber ekspert si Gonzalo ishte ajo që na nevojitej më së shumti dhe drejtuesit bënë një punë të shkëlqyer, duke afruar më të mirin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania