Panorama Sport (Albania)

Shnajder: Mou më i miri, vetëm ai zbuste Etonë

"Për ty nuk luaj i majtë", kështu kamerunasi kundërshto­i Benitezin

-

“ Hulio Sezar, Havier Zaneti, Sergio Ra mos, Kristian Kivu, Marselo, Dejan Stankoviç, Klarens Sedorf, Guti, Arjen Roben, Samuel Eto, Zlatan Ibrahimovi­ç". Një formacion kampionësh. Njëkohësis­ht 11- shja e përzgjedhu­r nga Uezni Shnajder, i cili mbrëmjen e së enjtes zhvilloi ndeshjen e lamtumirës me fanellën portokalli në "Johann Cruijff Arena" të Amsterdami­t, Holandë- Peru, 2- 1. Numri 10 i "tulipanëve" i ka dhënë fund karrierës së tij ndërkombët­are pas 15 vitesh, 134 prezencash dhe 31 golash. I zëvendësua­r në të 62-ën mori ovacionet e gjithë stadiumit dhe nuk mundi të përmbajë lotët. Pas ndeshjes e bënë të ulet në një divan në mes të fushës, teksa një ekran projektont­e momentet më të bukura të karrierës. Dhe në fund, në mënyrë simbolike i kaloi "trashëgimi­në" e numrit 10 Memfis Depait.

ETO DHE BENITEZ - Në një intervistë për holandezen "Voetbal Internatio­nal", Shnajder është rikthyer të flasë për eksperienc­ën e tij (ndoshta më të bukurën) tek Interi. Ku ka kujtuar një anekdotë, në kohën kur në stolin zikaltër ishte Rafael Benitez: "Eto luajti sulmues i majtë për Murinjon. Kur trajneri që erdhi më pas (spanjolli) i kërkoi të njëjtën gjë, kamerunasi u përgjigj "Jo, e bëj vetëm për Moun… ".

MOU - Sot tek Al-Gharafa në Emiratet Arabe, Shnajder pranon se po merr në konsiderat­ë një karrierë si trajner: "Për

mua një trajner i mirë di të menaxhojë skuadrën në një mënyrë që 25 lojtarët të jenë gati të hidhen në zjarr për të". Në këtë kuadër, Uezli ka marrë një shembull, duke prekur sërish Murinjon, të cilin e ka cilësuar më të mirin që ka pasur gjatë karrierës: "Mund ta kuptosh vetëm nëse punon me të. Është e veçantë mënyra se si arrin të menaxhojë një skuadër prej 2325 lojtarësh: kam parë gjëra që më parë më dukeshin të pamundura. Normalisht, përgatitja taktike dhe njohuria janë gjithashtu të rëndësishm­e, por te Mou sheh më shumë: edhe stafi e ndiqte në gjithçka".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania