Panorama Sport (Albania)

Strakosha monumental, Xhaka shpëton Panuçin

Shfryn italiani: Humba dy miqësore dhe më kryqëzuat si në finale Botërori Goli i parë, Taulanti: Më tha babai të gjuaja nga larg Stadiumi bosh, masa ekstreme dhe De Biazi protagonis­t, ja çfarë nuk u pa

- JORGIS MEMO

Ironi e fatit! Trajnerin Kristian Panuçi e shpë ton pikërisht "kokëkrisur­i" Taulant Xhaka, që e tërboi ende pa e shkelur mirë në Shqipëri një vit më parë. Start i shkëlqyer në Ligën e Kombeve, me tri pikë të arta ndaj Izraelit, edhe pse mes ankthit, por mbi të gjitha prej një forme të jashtëzako­nshme të portierit Strakosha. Ishte goli i Xhakës që bëri diferencën, teksa Panuçi guxoi të rreshtonte një ekip sulmues. Me një pjesë të parë ku gafat në mbrojtje ishin të shumta, fati dhe Strakosha na mbajtën në lojë, për të zhvilluar më pas një pjesë të dytë mjaft të mirë. Avanatazhi i shpejtë i dha më shumë siguri ekipit, që mund të shënonte një tjetër gol. Megjithatë, shifrat 1-0 u administru­an deri në fund. Shenjat e frikës në momente të veçanta dhe presioni për rezultatin ndikuan për të vuajtur jo pak. Izraeli, ashtu si kuqezinjtë, tregoi dobësi në mbrojtje, por ishte shumë i rrezikshëm me daljet në sulm falë dyshes Xhabur-Zahavi. Ky i fundit u bë makth dy vite më parë në "Elbasan Arena" për Shqipërinë, duke nxjerr me të kuq Etrit Berishën, por duket se kishte konsumuar të gjithë fatin, pasi këtë herë u eklipsua nga Strakosha. Tashmë, koha nuk pret dhe pas dy ditësh kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë kundër Skocisë në Gllazgou, ndaj një kundërshta­ri më të frikshëm, por që natyrisht pritet një Shqipëri që mund të ketë tjetër strategji.

PJESA E PARË Shqipëria e nis me skemën 4-2-3-1, ku risia është debutuesi Egzon Binaku në krahun e majtë. Në majën e sulmit është Guri, që mbështetet nga Hyka e Gavazaj nga krahët, si dhe Memushaj në rolin e një fantazisti. Basha qëndronte përpara mbrojtjes, me Xhakën në rolin e një shkatërrue­si. Nga ana tjetër, Izraeli i drejtuar nga austriaku Andreas Herzog, për të cilin ishte ndeshja e parë në drejtimin e kësaj kombëtarej­e, u përgjigj me skemën 3-5-2. Diferenca ishte në sulm, ku Xhabur që luan me Salzburgun në çdo prekje të topit ish-

te një rrezik më vete. Strakosha eviton një gol të sigurt pa kaluar 5 minuta lojë. Kundërshta­ri është më mirë në qarkullimi­n e topit dhe arrin të dalë shpejt në sulm, ndërsa kuqezinjtë lënë shumë hapësira mbrapa. Gjithsesi, është Guri që ka shansin të nderojë

Shqipërinë në dy raste, falë asisteve të mrekullues­hëm të Bashës, por nuk ia del përballë portierit izraelit. Loja është e ekuilibrua­r dhe me izraelitët më të rrezikshëm, por kjo vjen edhe më shumë prej gafave të kuqezinjve. Pas një rasti ku Memushaj i afrohet

golit, për pak bëjmë "vetëvrasje", teksa Gjimshiti kthen një top të gabuar, e më pas Zahavi "fal" golin e avantazhit. Jahmir Hyka mund të kishte dërguar në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-0, por nuk ishte e thënë që të shënonte.

PJESA E DYTË

Panuçi e nis me një lëvizje në sulm, ku Guri i lë vendin shkodranin tjetër, Balaj. Shqipëria është më agresive në 45 minutat e dyta, ndërsa Izraeli merr goditjen e parë që në rinisje të lojës, pasi humbet Zahavin për shkak të një

dëmtimi. Memushaj krijon iluzionin e golit, por nuk vonon dhe pas një aksioni fantastik, ku protagonis­t bëhet vlonjati Hyka, është Xhaka që lëshon një "predhë" në hyrje të zonës, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Kombëtarja merr zemër dhe me një kundërshta­r të goditur psikologji­kisht, ka shansin të shënojë edhe golin e dytë me Balajn. Hyka, në rolin e një kapiteni, bie më shumë në sy gjatë kësaj pjese, duke marrë inkursione të vazhdueshm­e në krahun e majtë. Mirëpo, rasti i ndeshjes nuk i vjen një sulmuesi, por një mbrojtës tipik si Hysaj. Pas një kundërsulm­i fantastik me protagonis­t Xhakën, shkodrani shpërdoron një mundësi të artë. Në vijim komplikohe­t gjithçka, pasi Izraeli hidhet në sulm, duke mos pasur çfarë të humbasë. Panuçi hedh në fushë një tjetër mbrojtës si Herdi Prenga, duke larguar Gavazajn. Më pas futet edhe Mavraj dhe rezultati mbahet me shpirt nëpër dhëmbë, por me një Strakosha spektakola­r, veçanërish­t në një goditje të sulmuesit Xhabur. Në fund ka edhe katër minuta shtesë, por vuajtja vlen, pasi Shqipëria mbron golin e Xhakës, duke merituar fitoren minimale ndaj Izraelit.

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? SHQIPËRI-IZRAEL 1-0 Kuqezinjtë festojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve me golin e Xhakës
Foto: F.Hazizllari SHQIPËRI-IZRAEL 1-0 Kuqezinjtë festojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve me golin e Xhakës
 ??  ?? Taulant Xhaka pas shënimit të golit
Taulant Xhaka pas shënimit të golit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania