Panorama Sport (Albania)

Matuidi: Juve, me Ronaldon vjen Champions-i

Gati për Champions-in: Ronaldo më i miri, me Polin kemi lënë takim në fushë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ndoshta nuk është spektakola­r si Mbape, por me raste nëse Mbape shënon merita është e Matuidisë. Ashtu si të dielën, kur talenti francez zhbllokoi ndeshjen kundër Holandës falë asistit të mesfushori­t bardhezi. Në "Stade de France" u festua fitorja e Botërorit, ku Matuidi e nisi nga stoli. Shumë shpejt megjithatë rifitoi vendin, sepse askush nuk mund të heqë dorë nga Blez, me siguri jo Deshamp e Alegri. "Edhe pse nuk ka kreativite­t, - ka nënvizuar më parë Didie, - aksioni shpesh nis nga këmbët e tij". Nuk kënaqet më duke luajtur vetëm në skemën 4-3-3, por angazhohet edhe si anësor te 4-2-3-1: rol që u lejon "Gjelave" të luajnë si Kantenë po ashtu edhe Pogbanë përpara mbrojtjes. Pra, një Matuidi "shumëpërdo­rimsh" që ka arritur pikun e pjekurisë futbollist­ike në moshën 31- vjeçare, lider i Francës (me 74 prezencat e tij përgjatë tetë viteve). Doli i fundit nga "Stade de France". "Nuk kisha dëshirë të largohesha, - ka shpjeguar përpara intervistë­s së tij për 'La Gazzetta dello Sport'. - Është një nga ato momente gëzimi që duhet ndarë me popullin francez. Pas njëzetë vitesh do vazhdohet të flitet për festën tonë në 'Stade de France'".

Një festë e bukur e nisur edhe nga një asist i juaj, pavarësish­t pozicionit në fushë.

Janë pjesë e detyrës time. Ndoshta e majta nuk është korsia ime ideale, por di të përshtatem. Jam gati të jap

gjithçka për skuadrën. Nëse në fund shënoj falë kontributi­t tim, kënaqësia është edhe më e madhe.

Edhe Alegri ju kërkon të luani ndryshe?

Te Juventusi pozicionet

qëndrojnë pothuajse të njëjtat, por e kemi detyrim të përmirësoh­emi vazhdimish­t. Alegri nuk ka ndryshuar mendim, ndaj jemi të vetëdijshë­m se duhet të punojmë gjithmonë e më

shumë. Këtë vit kemi objektivë shumë të rëndësishë­m. Duhet të përqendroh­emi menjëherë te loja e skuadrës.

Mbi të gjitha në Champions, ku Juvja do ketë përballë edhe Pogbanë?

Grupi ynë është i ndërlikuar. Jo vetëm prej Mançester Junajtidit, por edhe prej Valencias. Por, do jenë sfida të bukura. Jemi gati. Kemi një skuadër shumë të fortë, me shumë lojtarë që do mund të shprehin potenciali­n e tyre përgjatë sezonit me Polin, megjithatë kemi nisur batutat: lamë takim në fushë.

Çfarë sjell Ronaldo te Juventusi?

Kristiano ka diçka ndryshe. Po flasim për dikë që ka fituar pesë 'Topa të Artë'. Mund të themi me siguri se është më i miri në botë, nuk mund të mos jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Garanton eksperienc­ë: një lojtar që ka fituar shumë, mbi të gjitha në Champions.

Pra, ishte lojtari që nevojitej për të hedhur hapin cilësor?

Shpresoj vërtet, e megjithatë do e tregojë në fushë, këtë herë në krahun tonë…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania