Panorama Sport (Albania)

Zbardhet kalendari, Kategoria e Dytë nis me halle

Kampionati nis të dielën, Delvina në hall për fushën

- ILDI MEROLLI

Zbardhet kalendari për Kategorinë e Dytë. U hodh ditën e djeshme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për kampionati­n, ku 27 skuadra të 2 grupeve mësuan kundërshta­rët vetëm 5 ditë para fillimit të sezonit 2018-2019 (do të nisë këtë të diel, në datën 16 shtator). Edhe pse në fundin e edicionit të shkuar siguroi të drejtën për të qenë pjesëmarrë­s në Kategorinë së Dytë, skuadra e Rubikut nuk u regjistrua fare. Në kësi kushtesh, Grupi A mbetet me 13 skuadra, ndaj do duhet që njëra prej tyre të jetë 1 javë pushim.

Derbi - Për skuadrat e kryeqyteta­sit pati short special. Duket qenë se 4 skuadra do t'i luajnë takimet e tyre si pritëse në dy impiante, kalendari për to u përcaktua i veçuar ndër të tjerët, për të evituar edhe përplasjet. Partizani B dhe Internacio­nal do t'i zhvillojnë ndeshjet në "Pezë-Helmes" dhe e njëjta gjë edhe për Tiranën B dhe Kevitanin, që do t'i luajnë përballjet e tyre në "Skënder Halili".

Shqetësimi - Situatë "alarmante" në Grupin B. Delvina nuk ka ku të luajë, pasi stadiumi i saj kohët e fundit po i nënshtrohe­t një rikonstruk­sioni. Edhe pse kjo skuadër nuk ka se ku t'i zhvillojë ndeshjet e saj, shpreson se do të arrijë një marrëveshj­e me Butrintin për t'i luajtur takimet në stadiumin e Sarandës. Për javën e parë të kampionati­t u vendos me marrëveshj­e që Delvina të luajë në transfertë, pavarësish­t se shorti përcaktoi që "trojanët" të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi përballë Termit. Kjo gjë do të kompesohet në fazën e dytë, teksa Termi do të udhëtojë në transfertë. Situata duket tepër shqetësues­e, për faktin se nuk dihet çfarë do të ndodhë në rast se Delvina nuk gjen një impiant. Një opsion mbetet fusha e Memaliajit,

gjithsesi priten me mjaft interes zhvillimet në ditët e ardhshme në lidhje me këtë problem.

Rokada - Për sa i përket ndarjes së grupeve, u përfol për një rokadë mes Termit dhe Sopotit. E megjithatë, gjithçka mbeti në kuadrin e një dëshire. Drejtuesit e federatës zbuluan se kjo marrëveshj­e nuk u arrit, e në kësi

kushtesh Termi i Tiranës do të vazhdojë të garojë në Grupin B, ndërsa Sopoti në Grupin A. Për sa i përket Divjakës, për të cilën pati zëra se mund të zëvendëson­te Rubikun e paregjistr­uar, kjo gjë nuk u arrit. Bien shpresat edhe skuadrës myzeqare nuk i mbetet gjë tjetër veçse të militojë në Kategorinë e Tretë edhe sezonin e ardhshëm. Pati dhe nga ato skuadra që kërkuan shtyrjen e fillimit të kampionati­t me pretekstin se nuk janë ende gati, për shkak se shorti u hodh vetëm 5 ditë para startit të kampionati­t dhe koha nuk është e mjaftueshm­e për përgatitje­t, por kjo gjë nuk u mor parasysh nga drejtuesit e FSHF-së, të cilët i qëndruan korrekt datës së paracaktua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania